Panorama (Albania)

Roshi ndërron skuadër, por mbetet në Turqi

“Raketa” e Kombëtares do të përfitojë 300 mijë euro në sezon Firmosi për dy vite, Sakarjaspo­ri e prezanton me muzikë ballkanase

- KRISTI SEJATLLARI

Odise Roshi bëhet lojtari i dytë i Kombëtares që ndryshon zyrtarisht ekip, pas Ylber Ramadanit që kaloi nga Hungaria tek Aberdini në Skoci.

Fieraku ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij dhe është prezantuar dje te skuadra e re, Sakarjaspo­ri, e cila sapo është ngjitur në Ligën e Parë turke. Ai ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin e tij të ri, e cila do ta mbajë të lidhur për të paktën deri në vitin 2024 dhe do të përfitojë 300.000 euro në sezon.

Prezantimi - Skuadra e Sakarjaspo­rit e ka prezantuar shqiptarin në një mënyrë të veçantë. Një video, e cila nis me një telefonatë që e bën gati Roshin të niset dhe në sfond e gjithë rruga deri te klubi shoqërohet me një muzikë me motive ballkanase.

Karriera - Odise Roshi e ka nisur karrierën tek Apolonia e Fierit, duke luajtur për rreth 3 sezone, nga viti 2006 deri në 2009. Nga aty u transferua te Flamurtari. Me vlonjatët anësori luajti për dy sezone dhe pati edhe shpërthimi­n e tij në karrierë, duke shënuar 9 gola dhe duke mundësuar transpas ferimin e tij te klubi gjerman i Këlnit. Aty Roshi luajti vetëm një sezon për shkak edhe të dëmtimeve dhe golin e vetëm për Këlnin e shënoi 99 sekonda pasi hyri në fushë. Goli rezultoi vendimtar. Më pas karriera e fierakut pasoi me një huazim te FSV Frankfurti, ku regjistroi gjithsej 78 ndeshje dhe 6 gola të realizuar, për tri sezone, për t’u larguar më pas nga Gjermania. Në moshën 24-vjeçare ai nuk rinovoi me gjermanet dhe shkoi si lojtar i lirë në kampionati­n kroat, ku firmosi për tri vite me Rijekën. Në Kroaci Roshi qëndroi vetëm një sezon me 26 ndeshje të luajtura dhe dy gola, për t’u shitur në 21 korrik të 2016-ës në Rusi te Terek Grozni për 500 mijë euro. Te rusët, Roshi ka edhe rekordin më të gjatë të ndeshjeve të luajtura për një ekip në karrierën e tij, 88 të tilla me 12 gola dhe 11 asiste, në një nivel të lartë siç ishte kampionati rus. Në 2018, ai u detyrua t’i nënshtrohe­j një operacioni në gju dhe ndenji 6 muaj larg fushave. Në shkurt të 2021-shit u huazua në Hungari te Diosgiori, deri në fund të sezonit. Ndërsa vjet në gusht ai firmosi një kontratë me Bolusporin në Ligën e Parë turke dhe këtë sezon që vjen, në po të njëjtin kampionat, do ta shohim me fanellën e Sakarjaspo­rit, me të cilin sapo firmosi.

Kombëtarja - Aktualisht Roshi është lojtari më i vjetër në ekipin kombëtar për nga angazhimi në skuadër dhe jo nga mosha. Ka luajtur për herë të marrë kur në drejtim ka qenë Josip Kuzhe në 30 shtator 2011 dhe deri tani numëron 68 ndeshje me 5 gola të shënuar, edhe pse më përpara ai shpërtheu me ekipin Shpresa ku në 12 ndeshje bëri 7 gola.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania