Panorama (Albania)

Konfirmoi trajnerin, tani Fiorentina kërkon Bajramin

-

gjetjes së akordit me Interin për Kristjan Asllanin, duket se Empoli nuk është mjaftuar me të ardhurat që kërkon të përfitojë. Pas mesfushori­t 20-vjeçar, duket se Nedim Bajrami do të jetë largimi i radhës nga skuadra toskane. Sezoni që u mbyll në Serinë A ka qenë pozitiv për Bajramin me fanellën e Empolit dhe sipas asaj që raporton gazetari i njohur dhe njëkohësis­ht dhe eksperti i merkatos, Xhanluka di Marcio, fantazisti­n e Kombëtares shqiptare e kërkon një tjetër klub në elitën e futbollit italian. Bëhet fjalë për Fiorentinë­n, e cila është duke kërkuar një futbollist me karakteris­tikat e trekuartis­tit dhe, me sa duket, Bajrami është i përzgjedhu­ri i skuadrës vjollcë.

Trajneri dhe agjenti Agjenti

i futbollist­it 23vjeçar është Fali Ramadani, i cili aktualisht ka në menaxhim edhe trajnerin e Fiorentinë­s, Vinçenco Italiano. Dje u mbyll edhe rinovimi me klubin violë edhe për dy vite. Pas konfirmimi­t të trajnerit, tani vëmendja do të jetë në merkato, pasi Fiorentina do të luajë edhe në Europë sezonin që vjen, ku do të marrë pjesë në Ligën e Konferencë­s. Për mesfushori­n mendohet se Empoli do të kërkojë jo më pak se 15 milionë euro.

Ramadani, te trajneri dhe klubi i Fiorentinë­s është i pashmangsh­ëm. Kështu që nuk përjashtoh­et mundësia që fantazisti­n ta shohim me fanellën vjollcë në kampionati­n e ri. Gjithashtu, edhe Sasuolo, Lacio dhe Napoli e kanë ndjekur lojtarin e lindur në Zvicër. Në sezonin që përfundoi, Nedim Bajrami me fanellën e Empolit u aktivizua gjithsej në Serinë A në 35 ndeshje duke shënuar 6 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 6 asiste për shokët e skuadrës.

 ?? ??
 ?? ?? Mundësia është shumë e madhe, pasi ndikimi që do të ketë menaxheri i tij, Fali
Mundësia është shumë e madhe, pasi ndikimi që do të ketë menaxheri i tij, Fali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania