Panorama (Albania)

Marko Alia, sa afër edhe larg qëndrimit te Lacio

-

Teksa Tomas Strakosha përfundoi kontratën me Lacion dhe u largua, një tjetër portier shqiptar rikthehet te klubi kryeqyteta­s. Bëhet fjalë për Marko Alinë, i cili është në pronësi të lacialëve, por në sezonin e fundit ishte huazuar në Serinë C te skuadra e Monterosit. Pas mbarimit të sezonit, 21-vjeçari është kthyer nga huazimi aty ku është formuar si portier. Në Serinë C ai luajti 26 ndeshje dhe e mbajti portën të paprekur në 9 të tilla. Ndërkohë, për të ardhmen ka folur agjenti i shqiptarit, i cili nuk përjashton një kalim në Serinë C apo B, që mund të jetë më mirë sesa qëndrimi si portieri i tretë i “Shqiponjav­e”. Çdo gjë do të vendoset në ditët në vazhdim, pas bisedës që do të bëhet me drejtorin sportiv Igli Tare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania