Panorama (Albania)

Shitën Kumbullën dhe Rrahmanin, Verona kërkon Kevin Haverin

-

Kevin Haveri është në radarët e Veronës. Klubi i Serisë A, ku më parë ka luajtur edhe Marash Kumbulla apo Amir Rrahmani, po interesohe­t për të marrë shërbimet e djaloshit që aktivizohe­t te Rimini në Serinë C. Haveri është një mbrojtës i majtë dhe sezonin që kaloi luajti 34 ndeshje në Serinë D dhe ndihmoi ekipin që të ngjitej një kategori më lart. 191 cm dhe vetëm 20 vjeç, mbrojtësi u grumbullua edhe nga ekipi kombëtare U-21 këtë muaj, gjithashtu edhe me Kombëtaren A në ndeshjen ndaj Estonisë, por nuk arriti që të debutonte. Tashmë ai është në lupën e një ekipi të Serisë A dhe një transferim i mundshëm do të ishte një hap i madh në karrierën e tij. Nga ana tjetër, klubit të Veronës i ka ecur me futbollist­ët shqiptarë dhe ka pasur përfitime të mëdha prej tyre. Ata kanë shitur te Roma mbrojtësin Marash Kumbulla për 26.5 milionë euro, gjithashtu edhe qendërmbro­jtësin tjetër Amir Rrahmani, të cilin e bleu nga Dinamoja e Zagrebit për 2 milionë euro dhe arriti ta shiste dy vite më parë te Napoli për 14 milionë euro.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania