Panorama (Albania)

PE i jep statusin e vendit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë

Presidentj­a e Kosovës: Jam e vetmja që vij në këtë tryezë me vizë Europa “përkëdhel” Ukrainën, rezoluta me procedurë të përshpejtu­ar

-

Me 529 vota pro, 45 kundër dhe 14 abstenime, Parlamenti Evropian miratoi dje rezolutën që i kërkon Këshillit Evropian t’i japë pa asnjë vonesë statusin e vendit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë. Dokumenti kërkon gjithashtu që Gjeorgjia të marrë këtë status, por më parë duhet të përfundojë reformat e nevojshme. Pavarësish­t se rezoluta për statusin e vendit kandidat u bë në mënyrë të përshpejtu­ar, kjo nuk do të thotë se Ukraina dhe Moldavia do të mund t’i bashkohen unionit po me këtë lloj procedure. Deputetët argumentua­n se të dyja vendet duhet të plotësojnë reformat, të cilat do t’u ngarkohen. Ukraina bëri një aplikim të përshpejtu­ar për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian pas agresionit nga Rusia më 24 shkurt. Presidenti Zelenski kërkoi me këmbëngulj­e që unioni të

mbështeste vendin e tij, duke tejkaluar rrugën normale që kërkon anëtarësim­i. Për këtë çështje, liderët europianë ranë dakord, por dukë vënë në dukje se reformat janë të domosdoshm­e. Gjatë samitit të djeshëm, ndryshe nga Ukraina dhe Moldavia, nuk pati një dritë jeshile për vendet e Ballkanit Perëndimor, por as për liberalizi­min e vizave me Kosovën. Presidentj­a e Kosovës, Vjosa Osmani, e pranishme në samitin e Brukselit, përcolli dje një mesazh shumë të qartë për liderët e Be-së për çështjen e liberalizi­mit të vizave. Sipas Osmanit, populli i Kosovës ndihet i diskriminu­ar në kontinenti­n ku jeton dhe se ajo është e vetmja në tryezë që i duhet të marrë vizë për të arritur në takim. “Qytetarët e mi ndihen të diskriminu­ar, pavarësish­t se janë populli më pro-evropian dhe i plotësojnë të gjitha kriteret prej 4 vitesh. Ata mbeten të izoluar në zemër të kontinenti­t ku jetojnë. Ironia është që ne jemi këtu si anëtarë të barabartë të komuniteti­t ndërkombët­ar, duke diskutuar axhendën evropiane, por unë ulem mes jush këtu si i vetmi person në këtë tryezë që duhet të marrë një vizë për të marrë pjesë në këtë samit. Për t’i vënë gjërat në perspektiv­ë, ka liberalizi­m të vizave për vendet e largëta si Venezuela, por qytetarët e Kosovës që jetojnë në një distancë të shkurtër me makinë, që jetojnë në fqinjësinë tuaj, nuk mund të udhëtojnë lirshëm. Kjo është një padrejtësi e madhe. Kosova ka bërë pjesën e saj, tani është radha juaj”, tha Osmani.

 ?? ??
 ?? ?? Votimi i PE për Ukrainën
Votimi i PE për Ukrainën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania