Panorama (Albania)

Rama i kundërvihe­t Vuçiçit: Kosova është Kosovë dhe pikë!

-

Nga samiti i Be-së në Bruksel, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i pyetur për të komentuar faktin se Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha më herët se pret që Serbia ta njohë Kosovën, Vuçiç u përgjigj shkurt: “Edhe unë i thashë që të mos presin hiç për këtë”. Por Kryeminist­ri Edi Rama nuk ngurroi të korrigjojë deklaratën e Presidenti­t serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha “e ashtuquajt­ura Kosovë”. “Përmendët apo përdorët fjalët a do të bëhet një bashkëpuni­m vërtet rajonal. Ballkani i Hapur është mekanizmi i parë vërtet rajonal i bashkëpuni­mit sepse po prodhon rezultate për njerëzit. Ballkani nuk është vendi i Jezusit, por Shën Thomait, ne nuk besojmë po nuk vendosëm dorën në plagë. Është një tryezë e hapur për të gjithë. Aleksandri e quan e ashtuquajt­ura Kosovë, unë e quaj Kosovë dhe pikë. Sikur ne do të luftonim, ç’vend do të kishte qenë Ballkani. Ky është një projekt, Ali Ahmeti e thotë thjesht: Ne nuk duam luftë tjetër dhe duam që të mbajnë sa më larg të jetë e mundur çdo fantazmë nga shkuara apo e tashmja. Nuk duhet të jetë problemi i qeverisë së Kosovës për të ardhur, por duhet të kishte qenë problemi i Serbisë për të pranuar. Kjo paqe përfundimt­are që kërkojmë do të vijë përmes Ballkanit të Hapur”, u shpreh kreu i qeverisë. Samiti i liderëve të Besë me ata të Ballkanit Perëndimor nuk dha asnjë rezultat pozitiv, ashtu sikurse edhe pritej. Shqipërisë dhe MV do t’u duhet të presë për negociatat deri në një kohë të pacaktuar, nisur nga situata e fundit e brendshme në Bullgari me rrëzimin e qeverisë në momentin që pritej të hiqej vetoja për maqedonasi­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania