Panorama (Albania)

Agron Shehaj:

-

Moshatarët e tu ikin kur bëhen me fëmijë, se ministrat kur marrin pushtetin s’kanë asgjë, pasi kanë qëndruar në pushtet 8 vite, bëhen me resorte me 5 yje me vlerë me miliona euro. Prona publike, e ke në VKM. Ky dokumenti është fakt. VKM thotë lejimi i përdorimit të brigjeve të detit, është fakt. Kushtetuta, zonja ministre, pikërisht se është vend i korruptuar Shqipëria ka një nen kastile për të ndaluar që ju si deputete e ministre të fusni duart në pronat publike. Ky është thelbi se keni pafytyrësi­në të vini këtu të thoni çojeni në SPAK. Se s’keni turp të vini këtu me xhepat bosh e dilni me resorte me 5 yje dhe thua pa gjë të keqe do të investoj miliona. Ku i gjetët milionat ju? Bëni transparen­cë, hajde këtu dhe thuaj ku i gjete milionat.

Olta Xhaçka: Im shoq merret me biznes që në vitin 1991. E ka nisur biznesin si emigrant në Itali, për ta vazhduar më pas në Shqipëri. Dhe pas 30 vitesh në biznes, është

angazhuar sot për të bërë një investim serioz, një hotel me 5 yje në Jug. Ky investim është një investim privat, në një truall privat, nga investitor privat. Nuk është përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike dhe asnjë metër truall pronë publike për ndërtimin e këtij hoteli me 5 yje. Çdo qindarkë e këtij investimi është produkt i punës 30-vjeçare si një biznesmen i suksesshëm të papërfshir­ë në tenderë apo prokurime apo asgjë tjetër që ka të bëjë me përfitimin e fondeve publike! Si investitor strategjik, ka fituar një kontratë me kohëzgjatj­e 1-vjeçare, që duhet rinovuar çdo vit pranë bashkisë, dhe që do ta marrë njësoj si plot 1463 subjekte të tjera që shërbejnë në industrinë e turizmit. Me pak fjalë, si investitor strategjik, që po investon miliona, ka përfituar të drejtën, që në plazhin përpara hotelit me 5 yje, për të cilin do të duhet të lidhë kontratë qiraje çdo vit, të paguajë tarifa çdo vit, të vërë shezlonget në plazh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania