Panorama (Albania)

Shehaj: Ministrja shkeli Kushtetutë­n, lidhje me biznesin

Xhaçka: Im shoq merret me biznes që në vitin 1991. E ka nisur si emigrant në Itali, pas 30 vitesh do bëjë një hotel me 5 yje në Jug

- KELMENT BAÇI

Deputeti i Pd-së, Agron Shehaj, u përplas dje në Kuvend me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, të cilën e akuzoi se ka shkelur ligjin për konfliktin e interesit, pasi burri i saj u shpall investitor strategjik nga qeveria.

Për deputetin e Pd-së, qeveria dhe ministrja ka shkelur Kushtetutë­n dhe përfitimi i pasurisë publike është bërë në kundërshti­m me ligjin për konfliktin e pastër të interesit, pasi nuk duhet të kishte asnjë lidhje me biznesin. Nga ana e saj, ministrja e Jashtme iu përgjigj akuzave duke u shprehur se statusi i investitor­it strategjik nuk është në konflikt interesi dhe në shkelje të Kushtetutë­s. Xhaçka argumentoi se burri i saj ka 31 vite në biznes dhe tani është kthyer të investojë në vend për ndërtimin e një hoteli me 5 yje. Sipas saj, përfitimi i vetëm është e drejta për të vendosur disa shezlonga në bregdet.

DEBATI

Agron Shehaj: Mblidhet një qeveri dhe merr një vendim për t’i dhënë favore publike një anëtari të kabinetit. Komiteti i Investimev­e Strategjik­e vendosi statusin investitor strategjik të projektit “Drimadhes Likeshary Swit” me subjektin “AG TCT shpk”. A e dinte Edi Rama se po i falte plazhin publik për 30 vjet ministres? Familja Xhaçka ishte e vetëdijshm­e se përfitimet ishin në shkelje të Kushtetutë­s. Tani duhej gjetur rruga për të mashtruar ligjin, por pa hequr dorë nga afera. Më pas, për të mashtruar ligjin më 26 qershor 2021, familja ministrore krijon një kompani me një emër shumë të ngjashëm me emrin e kompanisë së saj, por këtë radhë jo në emër të bashkëshor­tit, por në emër të një personi tjetër shumë të afërt. Në 15 korrik, Rama ndryshoi vendimin e mëparshëm duke shtuar si investitor strategjik dhe përfitues kompaninë në pronësi të shtetases amerikane. Te kompania e re, pronare në letra është një shtetase amerikane 31 vjeçe, kapitali i vetëm i saj është bashkëjete­sa me vëllain e ministres së Jashtme. Guximin për t’i kaluar në përdorim pronën publike ministres e pati vetëm kjo qeveri, në shkelje të hapur të Kushtetutë­s dhe pa asnjë frikë nga ligji. Kështu, në nenin 70, pika 3, në ligjin themeltar të Shqipërisë, thuhet e qartë se: “Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari përfituese që përfiton nga pasuria e shtetit ose pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të tyre”.

Olta Xhaçka: Nuk kam shkelur asnjë ligj, as unë, as bashkëshor­ti im, as qeveria, as Kryeminist­ri e askush. Nuk jam në konflikt interesi as unë e askush. Që unë nuk jam në konflikt interesi, e thotë ligji, e ka thënë Gjykata Kushtetues­e, e ka thënë ILDKPI. Gjykata Kushtetues­e, e cila në asnjë moment nuk u ka ndaluar familjarëv­e të deputetëve apo ministrave të merren me biznes. Nuk ka asnjë favor. Nuk ka asnjë konflikt interesi, asnjë papajtuesh­mëri kushtetues­e. Dhe nuk e di se çfarë të mendoj, nëse e gjithë kjo është produkt i injorancës, apo i dashakeqës­isë. Besoj se është kjo e fundit, sepse duhet vërtet një injorancë monumental­e mbi ligjin për të besuar vërtet këto akuza që keni kaq kohë që i përtypni si arrat në gojë.

 ?? ??
 ?? ?? Agron Shehaj
Agron Shehaj
 ?? ?? Olta Xhaçka
Olta Xhaçka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania