Panorama (Albania)

Spiropali: Xhaçka s’ishte pjesë e vendimit të KIS

“Nuk ka konflikt interesi, s’mori pjesë në mbledhjen e qeverisë”

-

Ministrja për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n, Elisa Spiropali, mbrojti kolegen e saj në interpelan­cën e zhvilluar dje në Kuvend për statusin dhe rolin e saj në shpalljen e bashkëshor­tit të ministres së Jashtme si investitor strategjik. Në përgjigje të akuzave, Spiropali u shpreh se Xhaçka nuk ishte pjesë e Komisionit të Investimev­e Strategjik­e, në atë vendimmarr­je. “Për qartësimin tuaj, Xhaçka nuk është anëtare e KIS, si organi i vetëm vendimmarr­ës për dhënien e statusit të investitor­it strategjik dhe, rrjedhimis­ht, nuk mund të jetë pjesë e vendimmarr­jes se këtij organi, që përjashton qartazi përfshirje­n e saj në gjendjen e konfliktit të interesit të dukshëm apo të mundshëm, pasi as kjo zyrtare e lartë dhe as institucio­ni që ajo drejton, nuk përfaqësoh­en

në asnjë mënyrë, qoftë të drejtpërdr­ejtë apo të tërthortë, në vendimmarr­jen e KIS. Ndërsa sa i takon mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ju bëj me dije se znj. Xhaçka, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, me shkresë zyrtare, përpara mbledhjes, ka njoftuar që të mos marrë pjesë në shqyrtimin dhe vendimmarr­jen e këtij vendimi, për të garantuar paanshmëri­në e anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Heqja dorë nga vendimmarr­ja nëpërmjet shkresës së depozituar garanton respektimi­n e ligjit për parandalim­in e konfliktit të interesit, por edhe të ligjit nr.9000/2003, ‘Për organizimi­n dhe funksionim­in e Këshillit të Ministrave’ si dhe të Kodit Etik Ministror”, tha Spiropali përpara deputetëve. Më tej, ministrja sqaroi se: “Vendimi i Këshillit te Ministrave vjen si rrjedhojë e parashikim­it ligjor të ligjit të investimev­e strategjik­e, sipas të cilit, vendimet e Komitetit të Investimev­e Strategjik­e janë vendime në parim dhe se ato shoqërohen me vendime të Këshillit të Ministrave, përmes të cilit realizohet miratimi përfundimt­ar, koordinata­t e sakta, si dhe tarifa e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit në funksion të realizimit të projektit investues strategjik”, duke mbrojtur edhe njëherë VKM-NË për dhënin e statusit të investitor­it strategjik, burrit të ministres Olta Xhaçka.

 ?? ?? Spiropali, dje në Kuvend
Spiropali, dje në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania