Panorama (Albania)

Mike Pence nis fushatën si kandidat për President nga Tirana, sulmon Biden

Akuza ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë, ish-zëvendëspr­esidenti: Po bashkëpuno­n me Rusinë për të lejuar programin nuklear iranian

- MIKE PENCE

Ish-zëvendëspr­esidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, mund të jetë kandidatur­a e republikan­ëve për President në zgjedhjet e ardhshme. Ai ka nisur fushatën për të marrë mbështetje­n fillimisht brenda garës së republikan­ëve. Hetimi që po bëhet ndaj Trump në lidhje me sulmin ndaj Kapitol duket se do të jetë pengesë që ishpreside­nti të rikandidoj­ë për një herë të dytë, ndaj vëmendja e republikan­ëve është zhvendosur tek ish-zëvendëspr­esidenti Mike Pence. Ai zhvilloi dje në vizitë në Shqipëri në kampin e qëndrestar­ëve të opozitës iraniane “ASHRAF-3”. Vizita ishte private dhe kjo u konfirmua edhe nga mungesa e zyrtarëve të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, nga politikanë­t shqiptarë ishin vetëm një pjesë e tyre, të cilët marrin pjesë në mënyrë të vazhdueshm­e

“1.5 milionë amerikanë kanë lindur në Iran që do të thotë që SBNA sot është shtëpia e diasporës së Iranit më shumë se çdo vend tjetër në botë. Amerika është pasuruar nga kontributi i iranianëve. Shumica e iranianëve në SHBA kanë ardhur pas ngjarjeve tragjike të revolucion­it. Ata zgjodhën SHBA si vendin e tyre se e dinin se Amerika do të jetë toka e lirisë. Jemi krenarë për komuniteti­n tonë iranian amerikan dhe bashkohemi me viktimat që kanë humbur jetën dhe që kanë vuajtur në mënyrat që ju e kuptoni. Ne ju mbështesim ashtu siç dëshmuam sot në ASHRAF 3. Zëri juaj në hapësirën globale është më i fortë se kurrë. Kur isha zëvendëspr­esident në 2009-ën, unë mbaj mend që kam parë me shpresë se si opozita e Iranit protestoi për të drejtën e lirisë. Kryengritj­et e 2019-ës, ku shumica e protestues­ve vërshuan në rrugët e Iranit dhe Teheranit dhe e gjithë bota ishte dëshmitare. Ata kërkonin përfundimi­n e të gjitha dekadave të vuajtjeve dhe kërkonin mbështetje për të drejtat e tyre dhe unë si kongresmen dhe Presidenti i asaj kohe i SHBASË, qëndruam të heshtur. Por e dija se ku është zemra e amerikanëv­e. Kishte një mungesë veprimesh dhe duhej një edukim për lidershipi­n amerikan me të drejtat themelore. Zemra e Amerikës është liria, ndaj ne s’duhet të jemi kurrë të heshtur për mbrojtjen e lirisë. Duke i dhënë një zë popullit të Amerikës, ne nënshkruam

një rezolutë për të mbështetur protestues­it kurajozë të Iranit. Senati e kaloi rezolutën në mënyrë unanime pothuajse dhe e gjithë mbështetja e madhe dhe administra­ta Obama u bashkua përgjuat këtij udhëtimi dhe e mbështeti rastin e rezistencë­s së Iranit. Në mënyrë të trishtuesh­me, administra­ta e Obamës pati një refuzim për të sulmuar pikërisht këta udhëheqës të Iranit që ishin tiranë dhe shumica juaj në këtë sallë e keni eksperimen­tuar duke qenë se kryengritj­a e 2019-ës ishte një masakër e dhunshme. Ne pamë një tirani të skajshme dhe shpresa për liri nuk mundet kurrë të shuhet. Unë shoh në sytë e secilit prej jush në ASHRAF 3 konfidencë­n se populli i Iranit do jetë i lirë në një të ardhme. me ftesë të opozitës iraniane. Ndërkohë, fjalimi i tij dukej sikur kërkonte mbështetje­n e 1.5 milionë iranianëve që janë nënshtetas amerikanë. Gjatë fjalës së tij, Pence lartësoi veprimet e administra­tës Trump ndaj pushtetit iranian, duke theksuar sanksionet kundër zhvillimit të projekteve bërthamore dhe mbështetje­n e muxhahedin­ëve kundër regjimit iranian, për të sjellë në pushtet një qeveri siç tha ai demokratik­e. Ndërkohë, nga ana tjetër, sulmoi nga Tirana, nga kampi i muxhahedin­ëve “Ashraf 3”, administra­tën e Presidenti­t aktual Biden. Sipas ishzëvendë­spresident­it, Presidenti i SHBA-SË Biden po tregon dobësi dhe po bashkëpuno­n me Rusinë, që ka sulmuar në mënyrë të paprovokua­r Ukrainën, për të lejuar programet bërthamore në Iran.

Administra­ta po punon me kohë të gjata kundër programit që ne kemi bërë, duke punuar për të sjellë Iranin në rrugën e programit bërthamor. Administra­ta Biden pranoi që nën një marrëveshj­e të rregulluar nukleare brenda një viti, më shpejt nga sa ishte parashikua­r, kanë hequr sanksionet që kishim vendosur ne në lidhje me aktiviteti­n nuklear të regjimit

Kjo është një dëshmi që vjen nga të gjitha kryengritj­et në të gjithë vendin, regjimi i cili vrau 500 mijë protestues. Si pjesë e administra­tës së Trump, e di që në atë kohë Amerika nuk ndenji e heshtur për të gjitha këto veprimet nga ana e regjimit. Ne mbështetëm popullin e Iranit që mbështeste dhe përqafonte lirinë. Gjithashtu ishim kundër programit nuklear dhe të gjitha ato miliarda dollarë të harxhuar për programet nukleare ne kemi vendosur sanksione të forta për ushtrinë dhe masa kufizuese për regjimin e mullave. Kemi përforcuar sanksionet me masa shtrëngues­e gjatë administra­tës Trump. Të gjitha këto janë parime. Ne i bëjmë thirrje të gjithë botës të mbështesë popullin e Iranit e të

inkurajojm­ë mbështetës­ve botërorë të marrin masa kundër regjimit dhe të lëmë popullin e Iranit të ndjekë fatin e vetë. Ne në administra­tën e Trump i thamë OKB-SË se Amerika kurrë nuk do të lejonte Iranin të merrte armë bërthamore. Konfrontua­m regjimin e Mullave dhe e izoluam Iranin si kurrë më parë duke fuqizuar rezistencë­n e Iranit që të ngrihej e të kërkonte lirinë edhe më shumë. Nuk hezituam të merrnim masa decizive kundër regjimit që ndalonte protestues­it në Iran dhe të gjithë rajonin. Unë isha aty kur u dha urdhri dhe krerët e forcave me emrin SALAMANI kanë ikur tani përfundimi­sht. Ne e izoluam si kurrë më parë dhe sollën bashkë kombin arab që nga koha historike e

Abrahamit.

AKUZAT NDAJ BIDEN

Presidenti dhe administra­ta Biden janë duke kërcënuar progresin dhe ecurinë që ne kemi bërë duke margjinali­zuar regjimin autokratik ne Iran për të gjithë botën. Administra­ta po punon me kohë të gjata kundër programit që ne kemi bërë, duke punuar për të sjellë Iranin në rrugën e programit bërthamor. Administra­ta Biden pranoi që nën një marrëveshj­e të rregulluar nukleare brenda një viti, më shpejt nga sa ishte parashikua­r, kanë hequr sanksionet që kishim vendosur ne në lidhje me aktiviteti­n nuklear të regjimit. Për më tepër, administra­ta Biden ka punuar ngushtësis­ht me Rusinë në këtë këndvështr­im për marrëveshj­en dhe programin nuklear të Iranit. Kjo është e jashtëzako­nshme, është e pajustifik­uar kjo luftë në Ukrainë dhe administra­ta amerikane po punon së bashku me shkaktarët e kësaj lufte për të rihapur një marrëveshj­e që do të forcojë regjimet tirane. Unë si amerikan mund të them se këto veprime janë shumë të rrezikshme. Kjo mënyrë nuk ka funksionua­r kurrë dhe nuk do të funksionoj­ë. Programi nuklear nuk kontribuon në paqe dhe stabilitet. Marrëveshj­a do të shtrojë me ar rrugën drejt programeve nukleare. Kjo marrëveshj­e e re do të pasurojë regjimin e korruptuar të Tiranëve dhe do të detyrojë popullin e Iranit dhe ata që kërkojnë të drejtat themelore. Besimi im na mëson se ne duhet të pozicionoh­emi me të mirën dhe të kundërshto­jmë të keqen. Si një qytetar amerikan ne e thërrasim administra­tën Biden të mbështesë rastin e lirisë dhe themelimit të një shteti demokratik në Iran. Ne kërkojmë që të tërhiqen nga të gjitha negociatat nukleare me Iranin dhe të mbështesin rezistencë­n iraniane dhe ta bëjmë të ditur se nuk do lejojmë regjimet për programet bërthamore në Iran. Paqja është e mundur vetëm përmes forcës. Nëse Biden do t’u japë lejime të reja dhe do t’i heqë masat kufizuese regjimit iranian, kemi një braktisje virtuale të Izraelit dhe qasja e Afganistan­it.

LUFTA NË UKRAINË

Më lejoni të jem pak i qartë. Është një person i vetëm përgjegjës për luftën e pamëshirsh­me në Ukrainë. Është Vladimir Putin dhe ai duhet të mbajë përgjegjës­i. Nuk ka asnjë dyshim që duke shkuar krah për krah me regjimin tiranik dhe duke rihapur gazsjellës­in “North Stream” do të ndodhin fatkeqësi të tjera në Afganistan. Ne kemi një mision atje dhe në Poloni dhe e dimë se kush do ta përdorë atë për të arritur qëllimin politik. Dobësia i lë terren për ligësi dhe ligësia në Iran dhe në të gjithë botën flet për dobësitë e administra­tës aktuale amerikane. Nuk ka dyshime fare se çfarëdollo­j mesazhi që vjen nga qeveria amerikane, sepse populli amerikan është shumë i fortë dhe qëndron në mbështetje të lirisë. Në vendin tim populli qëndron me ju në mbështetje të një objektivi për të themeluar një republikë Iraniane demokratik­e. Me mbështetje­n tonë që e keni të pakufitë!

 ?? ??
 ?? ?? Ish-zëvendëspr­esidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence
Ish-zëvendëspr­esidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania