Panorama (Albania)

Opozita rikthen protestat kundër qeverisë pas 6 muajsh “pushim”

-

Opozita që drejtohet nga Sali Berisha ka paralajmër­uar se do të zbresë në shesh për të protestuar kundër qeverisë Rama. Demokratët rikthehen në protestë kundër maxhorancë­s pas një shkëputjej­e 6mujore. Kujtojmë që protesta e fundit e thirrur nga Sali Berisha u zhvillua në dhjetor të vitit 2021. Në atë kohë, objekti kryesor i protestës ishte projekti i Ballkanit të Hapur, i iniciuar nga Kryeminist­ri Rama, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ish-kryeminist­ri i

Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Mbështetës­it e Berishës u mblodhën pranë selisë së Pd-së në orën 15:30 për t’u nisur drejt Kryeminist­risë e për të protestuar kundër takimit të “Ballkanit të Hapur” dhe korrupsion­it me incenerato­rët dhe ku protestuan për rreth një orë. Protestën e hapi ishdeputet­i i Pd-së, Aldo Bumçi, i cili u shpreh se protestohe­t kundër projektit të “Ballkanit të Hapur” që, sipas tij, do të çimentojë regjime autoritare e do të legalizojë shitësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut të lirisë e të demokracis­ë. “Ata që bënë aleancë me krimin, që ndërtuan narkoshtet­in në Europë, duan të paraqesin para botës sikur janë garantuesi­t e vlerave evropiane, paqes dhe stabilitet­it në rajon. Ky është Ballkani”, tha ai më 20 dhjetor.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania