Panorama (Albania)

Berisha, thirrje nga Parlamenti për protesta : Më 7 korrik, kundër bordeve shushunja!

“Taksat e reja rrezikojnë bizneset e vogla dhe profesione­t e lira” Ish-kryeminist­ri: Socialistë­ve që ushqejnë macet me biftek dhe konet me mjaltë neozelande­z nuk ua ndien për shqiptarët

- MARIGLEN KUME

Foltoren e Parlamenti­t dje ish-kryeminist­ri Sali Berisha e përdori për t’u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 7 korrikut në orën 19:00.

Në fjalën e tij, Berisha renditi disa nga arsyet se përse duhet të ngrihen shqiptarët në protestë. “Jam këtu sot në këtë platformë për t’iu bërë thirrje, të dashur qytetarë dhe qytetare, punonjës të administra­tës në ndihmë ekonomike, pa punë, punonjës të sektorit privat dhe kudo që jeni, të bashkoheni me protestën e 7 korrikut pasi bordet shushunja të Edi Ramës po rrisin në mënyrë antiligjor­e çmimet për llogari të qeverisë. Unë po ju informoj këtu të dhënat e fundit të EUROSTAT, ku qytetarët marrin të paktën mesatarish­t 6 herë më pak se në mesataren e vendeve të Be-së, litri i qumështit, kg i djathit, kokrra e vezës kushton më shtrenjtë apo 105% të çmimit të kushtojnë në mesataren e vendeve të Bashkimit Europian. Një çmim më të lartë se në mesataren e Be-së ka vaji i gatimit dhe yndyrat”, tha Berisha. Thirrjen e tij për qytetarët ishkryemin­istri e kishte ndarë sipas kategorive me arsyet përkatëse. Qytetarëve të Shqipërisë ai u kërkoi që të protestojn­ë për të penguar planin që ka sipas tij Kryeminist­ri Rama për shpopullim­in e vendit. “Natyrisht, ato që ushqejnë kotelet me biftekë apo qentë me mjaltë neozelande­z nuk mund t’ua dinë qytetarëve shqiptarë, e shoh se po rrudhni fytyrat dhe po bëni poza, nuk shkon kjo punë, të paktën të keni mëshirë, ndjenjë dhembshuri­e kur flas për qytetarët. Po kështu, nafta ka kapur çmimin e Zvicrës, në vendin ku rrogat janë dhjetë herë më të ulëta se në Zvicër. Megjithatë, Edi Rama ka përfituar 340 milionë euro tepër nga xhepat e qytetarëve. Shtoj këtu se ndihma ekonomike, po sipas INSTAT, është ulur me 2% dhe jo se është rritur në respekt të këtyre çmimeve. Jam këtu për t’u bërë thirrje dhjetëra mijëra bizneseve të vogla dhe të mesme, dhjetëra mijëra profesioni­stëve të lirë, ekzistenca e të cilave kërcënohet në mënyrë serioze nga taksat e reja, që njeriu që u betua se deri në vitin 2029 nuk do të kenë asgjë, po përgatitet t’i shtojë këto ditë. Bashkohuni me ne se ky zotëri ka vetëm një qëllim, falimentim­in dhe largimin tuaj nga Shqipëria, në zbatim të platformës së spastrimit etnik të këtij vendi”, vijoi Berisha.

THIRRJA PËR EMIGRANTËT

Në mënyrë të veçantë, Berisha

u bëri thirrje shqiptarëv­e që jetojnë jashtë Shqipërisë që të nxisin familjarët e tyre që janë në Shqipëri për të dalë në protestë më 7 korrik. “Një thirrje vëllazëror­e dua t’u bëj nga Parlamenti emigrantëv­e shqiptarë, bashkohuni në protestën e 7 korrikut për të mbrojtur të drejtat tuaja kushtetues­e

që një regjim antikushte­tues po ua mohon. Çdo emigrant duhet të ketë të drejtë të votojë për deputetin dhe partinë që dëshiron dhe vota e tij të llogaritet nga rrethi që ai është larguar. Unë e kuptoj që është e pamundur një shpërngulj­e masive e emigrantëv­e për protestën, por ata kanë në Shqipëri vëllezërit, motrat, familjarët, duhet të jenë ata në protestë në 7 korrik kundër këtij regjimi që kërkon t’u mohojë të drejtat më elementare fëmijëve të tyre”, tha ish-kryeminist­ri. Për mësuesit, lideri historik i Pd-së theksoi përkeqësim­in e kushteve të punës. Ndërkohë, bëri një meakulpa për pronarët. “Një thirrje të veçantë kam për pronarët, për të cilët unë bëj një autokritik­ë për disa qëndrime jo të drejta të Partisë Demokratik­e në fillimet e saj. Por, u bëj thirrje të bashkohen me ne, se pronat e tyre sot janë më të kërcënuara se kurrë në historinë e këtij vendi. Vetëm 4 ditë më

parë, kreu i hajdutëris­ë së pronave, Artan Lame, do të deklaronte se nga 2300 regjistra të pronave, 2050 janë të manipuluar­a dhe vetëm 250 janë të paprekura. Ky hajdut që s’ka kufi do të deklaronte se dhjetëra e mijëra faqe mungojnë në këto regjistra, janë grisur, janë shtuar, janë të bardha, janë manipuluar dhe do të kulmonte në deklaratën e tij, se tapitë tani kontrolloh­en në rrugën e Kavajës nga bandat. Qytetarë që keni prona, nëse Partia Demokratik­e nuk përmbushi dot plotësisht detyrimet ndaj jush, një gjë ju siguroj se në vitin 2007 u dixhitaliz­ua çdo dokument pronësie që ekzistonte në Shqipëri dhe ata që kanë vënë dorë nga këta që janë këtu mbrapa, se këta janë kryesorët, këta dhe vartësit e tyre, ai tjetri që s’është këtu, ka marrë gjysmën e bregut e me radhë e me radhë, do të diktohen një ditë dhe do të shkojnë atje ku e kanë vendin”, theksoi Berisha.

 ?? ?? Berisha, dje gjatë fjalës në Kuvend
Berisha, dje gjatë fjalës në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania