Panorama (Albania)

Vendimi, ulet me 3 lekë për litër çmimi i naftës

Bordi ka miratuar çmimet e reja, duke bërë transparen­te për herë të parë edhe mënyrën e llogaritje­s

-

Në bursë çmimi i naftës vijon të pësojë rënie, por kjo nuk është reflektuar në çmimet e tregtimit që aplikohen në vendin tonë. Prej javësh, çmimi për litër vijon të jetë mbi 250 lekë, ndërsa për ekspertët tarifat janë abuzive, sa kohë edhe nuk bëhet transparen­te mënyra e llogaritje­s së tyre.

ÇMIMET

Pas mbledhjes së djeshme, një litër naftë do të kushtojë 3 lekë më pak, nga 261 lekë që ishte në 258 lekë, ndërsa çmimi i benzinës ka shkuar 248 lekë, duke njohur një rritje të lehtë. Për herë të parë, Ministria e Financave ka bërë të ditur edhe formulën e llogaritje­s së çmimit, duke përfshirë taksat që aplikohen. “Çmimet e miratuara nga Bordi, reflektojn­ë: Çmimet e tregjeve ndërkombët­are të publikuara nga agjencia ndërkombët­are ‘S&P Global Platts’ në USD, datë 22.06.2022, përkatësis­ht benzina 1324 dollarë për ton dhe gazoilin 1325 dollarë për ton; vlerën ‘premio’ sipas faturës së importimit të deklaruar në Doganë nga shoqëritë e tregtimit me

shumicë për gazoilin e standardit SSHEN 5902018 dhe benzinën e standardit SSHEN 2282018, dhe mbi bazën e së cilës kryhet transaksio­ni i pagesës. Totali i vlerës së përftuar (FOB Med + Premio), konvertohe­t në lekë sipas kursit fiks të shpallur

zyrtarisht nga Banka e Shqipërisë një ditë më parë. Marzhin bruto 3 lekë/litri (përfshirë TVSH) për shoqëritë e tregtimit me shumicë. Me këtë marzh bruto, mbulohen kostot e depozitimi­t, mirëmbajtj­es, transporti­t, amortizimi, paga, kontribute, shpenzime interesi, tarifa e taksa te tjera pas zhdoganimi­t, furnitura e shërbime. Mbi vlerën që rezulton sa më sipër, shtohen detyrimet e pagueshme në import: akcizë; taksë qarkullimi; taksë karboni; TVSH në import; tarifë markimi dhe skanimi”, thuhet në njoftim. Vlera e dalë përbën çmimin e shitjes me shumicë. Mbi çmimin e shitjes me shumicë që rezulton, shtohet marzhi bruto i tregtimit me pakicë 12 lekë/ litri (përfshirë TVSH-NË). Me këtë marzh bruto, mbulohen kostot e qerase apo amortizimi­t, mirëmbajtj­es, paga, kontribute, shpenzime interesi, tarifa licencimi e rilicencim­i, taksa të tjera lokale, furnitura e shërbime. Vlera që rezulton (f+g) përbën çmimin e shitjes me pakice me TVSH, i cili duhet të shpallet në tabelën e shitjes në stacionet e tregtimit të karburante­ve.

ÇMIMET

Financat kanë paralajmër­uar se “çmimet e miratuara janë çmime tavan/ maksimal dhe asnjë operator ekonomik nuk mund t’i tregtojë këto nënprodukt­e mbi çmimet tavan të Vendimit të Bordit. Çdo operator ekonomik me shumicë dhe pakicë është i lirë t’i tregtojë këto nënprodukt­e me çmime më të ulëta se çmimet tavan/maksimale të miratuara në Bord. Efektet e këtij vendimi fillojnë në datë 23 qershor deri në një njoftim të dytë të marrë në mbledhjen e radhës. Këto çmime janë në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit dhe ndryshojnë bazuar në efektet e ndryshimit të çmimeve të Bursës për nënprodukt­et benzinë dhe gazoil dhe ndryshimev­e të kursit të këmbimit të Dollarit Amerikan”, thuhet më tej në njoftimin zyrtar.

 ?? ?? Bordi i Transparen­cës
Bordi i Transparen­cës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania