Panorama (Albania)

Shkelën rëndë rregullat e qarkullimi­t rrugor, rinisin kursin për patentën

Apeli i fortë i Drejtorisë së Transporti­t: Silluni mirë në timon, s’ka shpëtim veç riedukimit! Monitorim të rreptë në rrugë!

- TIRANË

Me ashpërsimi­n e Kodit të ri Rrugor, që parashikon heqje të patentës për shkelësit e rëndë të rregullave të qarkullimi­t, janë paraqitur edhe rastet e para të shoferëve që humbën të gjitha pikët e patentës.

Ata u drejtuan dje pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Transporti­t Rrugor (DPSHTRR) për të rifituar lejen e drejtimit. Nga 13 shkelës në total, vetëm gjashtë prej tyre shfaqën interes për t’iu nënshtruar testit të teorisë dhe që të gjashtë ngelën. Kjo nënkupton automatiki­sht rikthimin në autoshkoll­ë nga e para për t’iu nënshtruar në përfundim testit të teorisë e praktikës. Ndryshe nga të tjerët, nuk lejohet të bëjnë më shumë se tri gabime dhe sa i takon teorisë, sipas DPSHTRR, ata do të “përndiqen” nën një monitorim të rreptë edhe në vijim në rast të shkeljeve të përsëritur­a.

APELI I DPSHTRR

Vetë Drejtoria e Përgjithsh­me e Transporti­t bëri publike në rrjetet sociale rastet e para të humbjes së pikëve të lejes së drejtimit me qëllim për të apeluar drejtuesit e tjerë në qarkullim në respektimi­n e rregullave. “DPSHTRR priti 13 rastet e para, ku u paraqitën vetëm 6 aplikantë dhe që të 6-të u rrëzuan në testin e teorisë, çka i ridërgon ata nga e para në autoshkoll­ë për t’u ripërgatit­ur dhe për t’u riparaqitu­r për testim brenda një afati 30-ditor. Humbësit e të gjitha pikëve të lejes së drejtimit, të cilët i nënshtrohe­n ritestimit, përfshijnë rastet më të rënda të shkeljeve të rregullave të qarkullimi­t rrugor si: përdorimi i alkoolit ose i lëndëve narkotike gjatë drejtimit të mjetit, kalimi i semaforit me të kuqe, thyerje e normave të shpejtë

sisë, parakalime të gabuara e të rrezikshme që kërcënojnë jetën e përdoruesv­e të rrugës”, citohet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Transporti­t Rrugor, ku apelohen drejtuesit e mjeteve të sillen mirë në timon, pasi në të kundërt do të duhet të rifillojnë gjithçka nga e para. “Iu bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojn­ë normat e qarkullimi­t rrugor sepse nëse do t’i humbin të gjitha pikët, do të rikthehen në autoshkoll­ë dhe më pas nën monitorim të rreptë, do ta rifitojnë patentën vetëm nëse nuk kanë mbi 3 gabime në pyetësorin me 30 fjali, si edhe nëse kalohet testi i praktikës! Kjo kohë, angari e kosto mund të shmanget vetëm duke u sjellë korrekt në timon e duke mos rrezikuar veten dhe të tjerët në rrugë!”.

PROCEDURA PËR LEJEDREJTI­MIN

Ata drejtues mjeti që humbin njëzet pikët që kanë ose iu hiqet direkt leja e drejtimit pas shkeljeve të rënda, do të duhet t’u nënshtrohe­n provimit teorik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve

të Transporti­t Rrugor. Testi i informatiz­uar nuk është si i pari, por i një lloji tjetër. Do të jenë në total 30 pyetje që do të duhet të zgjidhen për 30 minuta. Të gjitha pyetjet do të jenë nga kapitulli 5 i Kodit Rrugor “Normat e sjelljes” dhe për ta kaluar me sukses mund të bëhen deri në tri gabime maksimalis­ht.

Procedura që duhet të ndjekë një drejtues mjeti që humb pikët e patentës është të paraqitet pranë DPSHTRR-SË ku ka vendbanimi­n për të bërë regjistrim­in për provën e teorisë kundrejt një tarife prej 1500 lekësh. Pas dorëzimit të dokumentac­ionit, aplikanti pajiset me leje për regjistrim dhe hyrje në provë teorie, e vlefshme për 30 ditë nga data e lëshimit. Me fitimin e provimit, aplikanti merr lejen e drejtimit me 20 pikë. Nëse jo, hyn nga e para në autoshkoll­ë për testin e teorisë dhe praktikës. Personat e interesuar mund të shkarkojnë online libërthin e shoferit për sigurinë rrugore, në të cilin gjejnë gjithë paketën e informacio­neve që ata duhet ta dinë, ose e dinë, por nuk e zbatojnë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania