Panorama (Albania)

HAPAT QË DUHET TË NDIQEN

-

Identifiko­huni si qytetar ose si biznes në portal

Zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrim­in e kalimit të pronësisë me anë të ligjit me vendim të gjykatës apo të një akti administra­tiv”

Klikoni butonin “Përdor”

Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi pronën, mbi shërbimin/shërbimet e kërkuara dhe taksat e nevojshme

Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit

Shkarkoni mandatpage­sën, me të cilën mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën ose kryeni pagesën online përmes portalit e-albania me një kartë debiti ose krediti

Punonjësi i ASHK-SË proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me email aplikuesit, me URL-NË e shkarkimit të përgjigjes elektronik­e të ruajtur te “Dokumentet e mia” në e-albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.

Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidh­ur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë ZVRPP-SE përkatëse. Ju lutem, mbani në konsiderat­ë që zarfi i përcjellje­s së këtyre dokumentev­e të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj.

* Pas kryerjes së aplikimit ju nuk duhet të prisni shërbimin postar për kthim-përgjigjen e aplikimit të kryer, por do të mund të merrni përgjigjen me vulë dhe firmë elektronik­e te “Dokumentet e Mia” në profilin tuaj në e-albania.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania