Panorama (Albania)

I penduari që zbuloi depot e armëve

-

Emri i Dorian Kalos, personi që u kap me armë në Mëzez, ka dalë nga dëshmia e bashkëpunë­torit të drejtësisë, Enver Jamakut. Ai i tha prokuroris­ë se ky person ka bazë për modifikimi­n e armëve të llojeve të ndryshme, duke i riparuar, ndërruar pjesët dhe më pas ai i shiste te grupet kriminale të interesuar­a. Në dëshminë e tij, ai specifikon­te se armët që prodhohen dhe modifikohe­n nga ky person e kishin tregun e gatshëm, pasi ai bashkë me grupin e punonjësve kanë vite që kryejnë atë punë. Rrëfimi i Enver Jamakut çoi disa persona në pranga dhe zbuloi 18 baza armatimi në Tiranë. Dëshmia e tij më e fortë ishte ajo për ekzekutimi­n e Domart Konjarit, për të cilin është shprehur se i kanë dhënë shuma të konsiderue­shme parash Flor Abazi, Blendi dhe Paris Deda. Në tetor të vitit 2019, gjithçka ishte organizuar deri në perfeksion, duke u vendosur dy mina me telekomand­ë në makinë, por pati një ngatërresë.

Dëshmia e dhënë nga Jamaku është një nga më të saktat që ka mundur të “rrëmbejë” prokuroria duke zbardhur shumë krime të pazbardhur­a, ndërsa ai çoi në pranga edhe njërin nga emrat më të lakuar në botën e krimit në vendin tonë, Gjergj Cukali, duke nxjerrë emrin e tij si porositës për vrasjen e Gjon Menës me minë të telekomand­uar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania