Panorama (Albania)

Nis gjuetia e abuzuesve me pronat e Tiranës, në sitë 9 regjistra

-

Dy ditë pasi u bë me dije se ka nisur një hetim kryesisht për masakrën me regjistrat e pronave, të denoncuar publikisht nga kreu i Kadastrës, Prokuroria e Tiranës ka nisur me mbledhjen e provave. Sipas të dhënave, Prokuroria e Tiranës ka nisur me sekuestrim­in e listës së punonjësve që kanë pasur akses në regjistrat e pronësisë në Kadastrën e Tiranës. Sipas burimeve, ky hetim po ndiqet nga vetë kryeprokur­ori i komanduar i Tiranës, ndërkohë që sherri për këtë masakër me regjistrim­in e pronave të disa fshatrave të Tiranës, ka zbritur edhe në Parlament. Kështu, hetimet për Kadastrën e Tiranës kanë nisur pas skandalit ku 2100 regjistra pronësie ishin të totalisht të dëmtuar. Pas denoncimit për abuzimet nga vetë kreu i Kadastrës, Artan Lame, prokuroria nisi hetimet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukje e vjedhjeve të dokumentev­e”.

Abuzimet më të mëdha janë bërë me pasuritë në zonat në zhvillim të kryeqyteti­t, si Farkë, Kashar, Yzberisht, Mëzez, Ndroq, Shëngjergj, Kamëz, Vorë, Bathore, Babrru etj. Për të shmangur presionet, Lame tha se ky raport i është dërguar Kryeminist­risë dhe Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa do të përgatitet një raporti i detajuar për Kadastrat e çdo qyteti. I njëjti skandal është konstatuar edhe në Kadastrën e Durrësit, ku shkrirja e saj dhe nisja e hetimeve të thelluara për abuzimet nxorën një raport me shkeljet, ku u vu re se abuzimet janë përtej imagjinatë­s dhe zonat ku janë kryer paligjshmë­ri dhe plaçkitjet më të mëdha janë ato bregdetare të Durrësit, si Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon etj. Në fakt, në këtë gjendje, të gjitha kadastrat e vendit dhe përgjegjës­it vetëm dalin e denoncojnë në media, por nuk kryejnë padi pranë institucio­neve përkatëse.

 ?? ?? Artan Lame
Artan Lame

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania