Panorama (Albania)

Jehona e gjerë e arrestimit në Spanjë

-

Arrestimi i Alfred Prodanit nuk do të shkaktonte jehonë ndërkombët­are nëse ai nuk do të përfshihej në vjedhjen e vilës luksoze të futbollist­it të famshëm. Mediat spanjolle shkruan gjerësisht në atë kohë për arrestimin e tij, ndërsa në Shqipëri, emri i tij u lakua jo pak për faktin se ishte drejtor i një institucio­ni publik prej 9 vitesh. Grabitja e banesës së yllit të futbollit ndodhi më 27 shkurt 2019, gjatë ndeshjes Real Madrid-fc Barcelona Classic në “Santiago Bernabéu”. Skuadra kryeqyteta­se humbi 03, por për Benzema ky nuk ishte lajmi i vetëm i keq i asaj nate. Në përfundim të takimit, futbollist­i u njoftua se në shtëpinë e tij kishte ndodhur një grabitje. Grabitja ndodhi gjatë lojës kur rivaliteti ishte maksimal dhe, me sa duket, kjo ishte mënyra e veprimit të bandave të hajdutëve shqiptarë për të hyrë në shtëpitë e futbollist­ëve ndërsa ata po luanin për skuadrat e tyre. Ndërsa grupi ku bënte pjesë Prodani kishte kryer mbi 40 vjedhje, objektivat e tyre nuk ishin shtëpi të zakonshme, por vila luksoze në të gjithë territorin spanjoll.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania