Panorama (Albania)

Vodhi vilën e Benzema, ish-kreut të Ujësjellës­it i hapet rruga e ekstradimi­t

Në Kurbin drejtor prej 9 vitesh, në Spanjë pjesë e grupit të grabitësve Alfred Prodani dhe grupi u akuzua për rreth 40 vjedhje në shtetin spanjoll, përfshirë shtëpinë e yllit të Real Madrid, Karim Benzema

- ELVIS HILA

Ish-drejtori i Ujësjellës­kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani, i arrestuar në fillim të muajit maj për vjedhje në Spanjë, do të ekstradohe­t drejt këtij shteti për t’u përballur me drejtësinë atje. Pas përfundimi­t të afatit të paraburgim­i me afat 40 ditë, Gjykata e Kurbinit ndryshoi masën e sigurisë për 41vjeçarin, duke e lënë në burg pa afat, ndërsa vijojnë procedurat për ekstradimi­n drejt shtetit spanjoll. Pas caktimit të masës se sigurisë arrest në burg me afat, autoritete­t spanjolle sollën dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë Prodanin në disa episode vjedhjeje, duke detyruar togat e zeza në Kurbin qe ta mbajnë në burg Prodanin me qëllim ekstradimi.

ARRESTIMI

Ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizime­ve në Kurbin, Alfred Prodani, u arrestua nga Policia më 7 maj, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga autoritet spanjolle

për vjedhje. Operacioni policor i koduar “Coruna” u finalizua nga forcat policore të Komisariat­it të Policisë Kurbin, në bashkëpuni­m me INTERPOL Tirana. 41vjeçari banues në Kurbin u prangos pa bërë rezistence në qytetin e Laçit, ndërsa ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Spanjës. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna/spanjë, në vitin 2013, kishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombët­ar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikua­r nga Kodi Penal i Spanjës. Prodani rezulton i përfshirë në rreth 40 episode vjedhjesh të banesave në Spanjë, bashkë me një grup tjetër shqiptarës­h, vjedhje të cilat ishin kryer ndërkohë që ai drejtonte institucio­nin lokal në Kurbin.

DENONCIMI

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha denoncoi tri vite më parë përfshirje­n e Prodanit në vjedhjen e banesës së një futbollist­i të njohur në shtetin spanjoll, pikërisht të yllit të Real Madrid, Karim Benzema. Në atë kohë, 41-vjeçari i quajti akuzat e Berishës si të stisura dhe të motivuara politikish­t, duke mohuar çdo përfshirje në vjedhje, por e vërteta rezultoi ndryshe, pasi autoritete­t spanjolle i dërguan kërkesën për arrestim dhe ekstradim të tij për t’u gjykuar në Spanjë. Prej 9 vitesh, Alfred Prodani mbante postin e drejtorit të Ujësjellës-kanalizime në Kurbin, si përfaqësue­s i Partisë Socialiste. Më firmosjen e marrëveshj­es së ekstradimi­t mes dy vendeve rreth tre muaj më parë, Interpol Tirana në bashkëpuni­m me drejtoritë e policive në qarqe po gjurmon të gjithë personat e kërkuar nga shteti spanjoll, me qëllim që ata të ekstradohe­n dhe të përballen me drejtësinë për veprat penale që akuzohen.

 ?? ?? Alfred Prodani, ish-drejtori i Ujësjellës­it në Kurbin
Alfred Prodani, ish-drejtori i Ujësjellës­it në Kurbin
 ?? ?? Gjykata e Kurbinit
Gjykata e Kurbinit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania