Panorama (Albania)

Goditet banda e hajdutëve në Tiranë, 4 të arrestuar Si u zbuluan dhe ku vepronin pjesëtarët e grupit

-

Katër të rinj kanë përfunduar në prangat e Policisë pasi akuzohen për vjedhje të shumta në Tiranë. Operacioni i koduar “Kompleksi”, çoi në pranga grupin e hajdutëve, të cilët dyshohen se, në bashkëpuni­m me njëritjetr­in, kanë kryer vjedhje të ndryshme në një kompleks pallatesh, në zonën e Unazës së Re. “Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalim­in e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjës­isë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacioni­n ‘Kompleksi’,

në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit L. Z., 23 vjeç; M. M., 21 vjeç; E. M., 22 vjeç dhe I. Xh., 21 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpuni­m. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të

lirë shtetasi K. V., 17 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi J. K., 31 vjeç, banues në Kavajë. Këta shtetas dyshohen se në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, kanë kryer vjedhje të ndryshme në një kompleks pallatesh, në

zonën e Unazës së Re. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit L. Z., M. M., E. M., I. Xh. dhe K. V., në rrugën “Nexho Konomi” kanë vjedhur sende të ndryshme në banesën e një shtetasi, si dhe automjetin e tij tip “BMW”, ndërsa shtetasi J. K. i ka ndihmuar autorët për të shitur automjetin e vjedhur. Gjithashtu, më datë 22.06.2022, po në rrugën “Nexho Konomi”, dyshohet se kanë vjedhur sendet personale në automjetin në pronësi të shtetasit L. M.

Në vijim të veprimeve u sekuestrua­n, në cilësinë e provës materiale, sendet e vjedhura”, sqaroi Policia. Forcat e rendit janë duke hetuar për të zbuluar përfshirje­n e tyre edhe në vjedhje të tjera në kryeqytet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania