Panorama (Albania)

U kap me 22 kg kokainë, shkodrani dënohet me 7 vite burg

-

Një 49-vjeçar shqiptar është dënuar me 7 vjet burg në Itali pasi u kap me 22 kilogramë kokainë. Policia e gjeti drogën në sediljen e përparme të fuoristrad­ës, me të cilën 49-vjeçari Marin Dajani udhëtonte mbrëmjen e 22 janarit 2021. Korrieri i drogës, shqiptari nga Shkodra, nuk shkaktoi fillimisht dyshime te policia, pasi 48-vjeçari ishte me familje në zonën e Saluzzo-s dhe kishte një punë e qëndrueshm­e. Në momentin e arrestimit ai punonte në Zvicër si punëtor në fabrikë. Agjentët që e ndaluan rreth orës 20:00 të mbrëmjes, megjithatë ngritën menjëherë dyshimet, duke e parë të afrohej me shpejtësi dhe më pas duke shfaqur shenja nervozizmi. Megjithëse nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, shqiptari shërbente si korrier i kokainës. Kur Dajani ishte justifikua­r se po udhëtonte drejtë shtëpisë së tij, policët kishin kërkuar t’i kontrollon­in makinën “Land Rover”. Agjentët e antidrogës gjetën kokainën në sediljet e përparme pasi i çmontuan ato. Nëse kokaina do të hidhej në treg, ajo do të kapte vlerën e rreth një milion e gjysmë euro. Pasi doli para Gjykatës italiane, 49-vjeçari Dajan u dënua me 7 vite burg dhe me 60 mijë euro gjobë. Shqiptari, i ndihmuar edhe nga avokatët Pier Mario Morra dhe Fabrizio Cardinali, ka kërkuar një procedurë të shkurtuar. Ndërkaq, më herët Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 12 vjet burg, shkruajnë mediat italiane. Nga ana e avokatit mbrojtës, kërkesat kishin të bënin me përjashtim­in e rrethanës rënduese: “Ai është një korrier i rastësishë­m, pa asnjë lidhje me sistemin kriminal. Nuk kishte asnjë dijeni për sasinë dhe llojin e drogës”, shpjegon avokati Morra. Gjyqtari pranoi pjesërisht pretendimi­n e avokatit mbrojtës, duke theksuar se “nuk u gjetën elementë të mjaftueshë­m për të demonstrua­r se i akuzuari mbante pozicione me rëndësi në trafikun e drogës”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania