Panorama (Albania)

Automjeti përfundon në lokal dhe përplas klientin

Policia shoqëron në komisariat mësuesen, shpëtojnë mrekullish­t pasagjerët Aksidenti i pazakontë në Lezhë, drejtuesja e mjetit i mori makinën kolegut të saj arsimtar. I plagosuri në spital, jashtë rrezikut

- LEZHE/ ELVIS HILA

Një qytetar nga Lezha po konsumonte kafen e mëngjesit në një nga lokalet në zonë, pa i shkuar nëpër mend se mund të goditej nga një automjet. Aksidenti i pazakontë u regjistrua rreth orës 9:00 të së enjtes në rrugën e vjetër nacionale Lezhë-milot, pranë fshatit Tresh, kur një automjet doli jashtë rruge dhe përfundoi në ambientet e lokalit. Automjeti “Volksvagen” që drejtohej nga një mësuese, humbi kontrollin dhe përfundoi në ambientet e një lokali në anë të rrugës. Nga aksidenti mbeti i plagosur një person me iniciale N.N. 60 vjeç, i cili ishte klient në lokal dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se pasi mori ndihmën e parë mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

MËSUESJA I MORI MAKINËN KOLEGUT

Sipas burimeve, mësuesja, e cila sapo ishte pajisur me leje drejtimi, i kishte marrë automjetin një kolegut të saj dhe sapo ka dalë në rrugë, ka humbur kontrollin e makinës, në të cilën udhëtonin dhe persona të tjerë si pasagjerë. Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet

për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti. Drejtuesja e automjetit u shoqërua në polici, ku dha sqarimet e saj rreth ngjarjes dhe më pas u la e lirë. Ky është aksidenti i tretë që ndodh në harkun kohor të katër ditëve në rrugët e Qarkut të Lezhës me një bilanc me 7

persona të plagosur. Ndërsa dhe përgjatë muajit maj pati bilanc tragjik nga aksidentet, me 4 viktima dhe rreth 30 persona të plagosur, teksa shkaku kryesor i këtyre ngjarjeve rrugore mbetet shkelja e rregullave të qarkullimi­t rrugor nga drejtuesit e automjetev­e si dhe rrugët pa standarde

në Qarkun e Lezhës, të cilat po marrin jetë njerëzish. Akset më problemati­ke mbeten Lezhë-shkodër, Lezhë-mamurras, si dhe rruga e kombit segmenti Milotrrësh­en i cili vitet e fundit është kthyer në një aks mjaft të rrezikshëm për sa i përket aksidentev­e rrugore.

 ?? ?? Nga aksidenti në Lezhë
Nga aksidenti në Lezhë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania