Panorama (Albania)

AKSIDENTI I MERR JETËN 31-VJEÇARES

-

Një 31-vjeçare me inicialet Z.B. është viktima e aksidentit të rëndë që u regjistrua në aksin rrugor Shkodër-koplik, në fshatin Shtoj. Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin G. B., 47 vjeç, i cili ka aksidentua­r me pasojë vdekjen 31-vjeçaren, banuese në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, e cila po lëvizte me biçikletë. “Specialist­ët e Qarkullimi­t Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimi­t rrugor”. Ky shtetas, më datë 22.06.2022, rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-koplik, në fshatin Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentua­r me pasojë vdekjen shtetasen Z. B., 31 vjeçe, banuese në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, e cila po lëvizte me biçikletë”, tha Policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania