Panorama (Albania)

SI ERDHËN AFGANËT NË

-

Shqipëria strehoi rreth 2400 shtetas nga Afganistan­i dhe, sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë larguar një pjesë e madhe e tyre, kryesisht drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe disa vendeve europiane. Procesi ishte parashikua­r që të përfundont­e deri në fund të muajit, kohë kur nisi dhe sezoni turistik, pasi hotelet ku ata qëndronin do të vihen në funksion të pushuesve, por një pjesë e tyre nuk janë larguar ende. Refugjatët afganë dhe familjet e tyre në Shqipëri ishin bashkëpunë­torë të organizata­ve ndërkombët­are dhe ushtrisë amerikane, përpara se ata të largoheshi­n nga Afganistan­i. Shqipëria u dha atyre statusin e përkohshëm të mbrojtjes, ndërkohë që prisnin të pajiseshin me viza amerikane. Afganët e parë në Shqipëri nisën të vinin më 27 gusht të vitit të shkuar. pasi pushtetin në Afganistan e mori në dorë grupimi politik i talibanëve pas më shumë se 20 vjetësh qëkurse vendin e drejtuan amerikanët.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania