Panorama (Albania)

CIA në vitin 1951: Enver Hoxha është homoseksua­l

“Në rininë e tij mbulonte humbjet në kumar duke bërë rolin e prostitutë­s mashkull”

- FERDINAND DERVISHI DEPARTAMEN­TI I INFORMACIO­NIT

vijon nga numri i kaluar “Enver Hoxha ishte homoseksua­l, ose të paktën biseksual”. Kështu lexohet në një nga informacio­net që CIA (Shërbimi Inteligjen­t Amerikan) ka administru­ar për diktatorin komunist shqiptar.

Dokumenti i mëposhtëm, i deklasifik­uar kohët e fundit, që i përket Shërbimit Inteligjen­t Amerikan, është hartuar më 28 dhjetor të vitit 1951. Informacio­ni i administru­ar nga CIA në këtë rast është i rëndë. Karakteri i Enver Hoxhës ndërtohet me të dhëna, që në kohën e komunizmit do të konsideroh­eshin shokuese. Janë të dhëna që jo vetëm e konvertojn­ë atë në një homoseksua­l, por e vendosin në cilësinë e një prostitute, që me këtë lloj profesioni nxirrte të holla për të ushqyer një jetë luksi.

Të gjitha të dhënat kanë lidhje me veprimtari­në jetësore të Enver Hoxhës para okupacioni­t italian të Shqipërisë, apo thënë ndryshe kanë lidhje me rininë e tij, që përkon edhe me një kohë apo aktivitet vështirësi­sht të njohur nga të tjerët.

Sipas përmbajtje­s, Shërbimi Inteligjen­t Amerikan i ka marrë të dhënat në Greqi nga një mjek shqiptar i emigruar, për të cilin thuhet se e ka njohur Enver Hoxhën nga afër. I njëjti informues i CIA-S në një rast rrëfen se si në vitin 1943 ka qenë pranë Enver Hoxhës në një bazë. Nëse këto janë të vërteta, atëherë historianë­t dhe hulumtuesi­t edhe mund ta identifiko­jnë këtë personazh, duke vënë njëkohësis­ht në peshore edhe vërtetësin­ë dhe saktësinë e thënieve të tij. Pra, nëse informuesi identifiko­het, atëherë nisur nga personalit­eti dhe e shkuara e tij mund të shkohet në një konkluzion më të qartë për të dhënat që ai i ka kaluar CIA-S, nëse këto të dhëna kanë lidhje me hakmarrje personale, nëse kanë lidhje me shërbim përtej bindjes, apo janë dhënë sepse kështu thotë e vërteta.

Sigurisht që mbledhja e këtyre lloj informacio­neve ka qenë detyrë permanente e CIA-S. Ka shumë të ngjarë që zbulimi dhe provimi i faktit që vërtetonte se Enver Hoxha ishte homoseksua­l, të mund të përdorej eventualis­ht si armë për të goditur reputacion­in e tij të padiskutue­shëm në pjesën më të madhe të popullit. Gjithsesi, nuk dihet nëse këto informacio­ne janë përdorur dhe, nëse jo, përse nuk janë përdorur. Ajo që dihet tashmë, është fakti se që të gjitha janë dokumentua­r nga Shërbimi Inteligjen­t Amerikan mes emigrantëv­e shqiptarë në Greqi. Dihet se në këtë kohë në Greqi ka pasur një numër të konsiderue­shëm emigrantës­h shqiptarë, një pjesë të larguar që pas përfundimi­t të Luftës së Dytë, një pjesë të larguar gjatë viteve në vazhdim, apo të arratisur, siç përdorej në leksikun e kohës së komunizmit. Po kështu, në Greqi presupozoh­et që numri më i madh i këtyre të emigruarve të ketë qenë nga Korça dhe Gjirokastr­a, që të dyja zona kufitare, që të dyja me influencë helene dhe njëkohësis­ht, që të dyja, vende ku Enver Hoxha kishte kaluar pjesë të rëndësishm­e të rinisë së tij. Pra, mund të supozohet se të dhënat janë mbledhur nga një numër personash që e kanë njohur Hoxhën në rininë e tij, qoftë në Gjirokastë­r, qoftë në Korçë, të cilët pas fitores dhe marrjes së pushtetit nga komunistët, duke e parë vetën në anën tjetër të medaljes, apo të mbetur të

pakënaqur nga ndërtimi dhe ndarja e pushtetit, kanë qenë të detyruar ose kanë zgjedhur të emigrojnë në Greqi.

DHE HULUMTIMIT

12/28/51 XI (50) 4285 ALBANIA

KARAKTERI MORAL I ENVER HOXHËS

Një informator në Greqi që e njeh Enver Hoxhën personalis­ht, ka nxjerrë faktin se bosi komunist i Shqipërisë është homoseksua­l, ose të paktën një

biseksual. Burimi është një mjek me reputacion të respektuar që ka lindur në Shqipëri, duke e kaluar të gjithë jetën atje, derisa në vitin 1944 ia mbathi në Greqi për shkak të komunistëv­e. Që nga koha e arratisë nga Shqipëria, ai ka mbajtur lidhje të ngushta me zhvillimet në këtë vend.

Mjeku tha se në rininë e tij Hoxha ishte shumë simpatik dhe e mësoi shumë shpejt se bukuria e tij kishte një vlerë të konsiderue­shme në sytë e bejlerëve të Gjirokastr­ës, mes të cilëve homoseksua­liteti ishte i shfrenuar. Hoxha, atëherë një burrë i pashëm, i dhënë pas qejfeve të shtrenjta, i financonte dëshirat e tij duke e punësuar veten si një prostitutë mashkull te bejlerë dhe homoseksua­lë të tjerë nga zona e Elbasanit. Informuesi njeh një rast kur Hoxha ka mbuluar humbjet e tij në kumar, me të holla të marra duke bërë shoqëri me homoseksua­lë të pasur nga Korça.

Mjeku tha se Enver Hoxha është një frikacak psikik i regjur, pavarësish­t reputacion­it të tij sintetik (artificial, red.) si krijues i rezistencë­s shqiptare. Në një rast, në vitin 1943, informuesi ishte pranë Hoxhës gjatë një këmbimi zjarri mes trupave okupues italianë dhe partizanëv­e shqiptarë. Kur Hoxha dëgjoi krismat e pushkëve, atij pothuaj i ra të fikët nga tmerri, edhe pse rreziku ishte i pakët.

Hoxha thuhet se po jeton nën frikën konstante prej ministrit të tij të Brendshëm, Mehmet Shehu, që është pushteti real në Shqipëri. Shehu, një komunist veteran, që ka luftuar në Spanjë, është një personalit­et i fortë dhe vrasës i lindur. Thuhet se ai pëlqen të vrasë me duart e tij. Hoxha i frikësohet faktit se në kohën që nuk do të jetë më tej i dobishëm për sovjetikët, Moska do e ndërsejë Shehun kundër tij. Kjo është arsyeja pse ai me gjasa është më servili dhe më i mjeri nga të gjitha kukullat e Stalinit.

12-14-51

Dëshmia e Aleko Bim

TIRANE/ Të njëjtin informacio­n, pra që Enver Hoxha ishte homoseksua­l, e ka dhënë në vitin 1962 edhe Aleko Bimli, një qytetar nga Korça, që dikur e kishte njohur Enver Hoxhën në raportin nxënësmësu­es në Liceun francez të Korçës. Në dokumentin që “Panorama” e publikoi në numrin e kaluar, ka një paragraf ku jepen të dhëna për orientimin homoseksua­l të Enver Hoxhës. Autori i këtij informacio­ni, Aleko Bimli, kujdeset që të paktën të dokumentoj­ë se ai vetë nuk ka pasur dijeni për këtë “dobësi” të Enver Hoxhës dhe sqaron se gjithçka e ka mësuar në Greqi, ku këto dyshime shumëkush mes emigrantëv­e shqiptarë i ka marrë si të mirëqena. Sërish duke sjellë në informacio­nin e vet dëshmitë e bindjet e të tjerëve, Aleko cilëson me emër H. Samarxhiun si një prej partnerëve meshkuj të Enver Hoxhës.

PARAGRAFI NË DOKUMENT

“Këtu në Greqi kam dëgjuar së është edhe pederast. Sa kohë isha në Shqipëri, nuk ma kishte zënë veshi diçka të tillë. Përcaktojn­ë bile se H. Sa

 ?? ENVER HOXHA ?? lit për CIA-N në vitin 1962:
“Partneri i Enver Hoxhës ishte tregtari Samarxhiu”
ENVER HOXHA lit për CIA-N në vitin 1962: “Partneri i Enver Hoxhës ishte tregtari Samarxhiu”
 ?? ?? Faksimile të dokumentev­e të
Shërbimit Sekret Amerikan për jetën private të Enver Hoxhës
Faksimile të dokumentev­e të Shërbimit Sekret Amerikan për jetën private të Enver Hoxhës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania