Panorama (Albania)

“Tregtari H.samarxhiu ka qenë partner i Hoxhës”

- Vijon nesër

Mjeku tha se në rininë e tij Hoxha ishte shumë simpatik dhe e mësoi shumë shpejt se bukuria e tij kishte një vlerë në sytë e bejlerëve të Gjirokastr­ës, mes të cilëve homoseksua­liteti ishte i shfrenuar. Hoxha, atëherë një burrë i pashëm, i dhënë pas qejfeve të shtrenjta, i financonte dëshirat e tij duke e punësuar veten si një prostitutë mashkull te bejlerë dhe homoseksua­lë të tjerë nga zona e Elbasanit

marxhiu, një tregtar lëkurësh i emigruar që nga 1943 në Greqi, në gjendje të mirë ekonomike tani në Selanik, - e ka pasur dylber të tij. Natyrisht, personalis­ht as mund ta përgënjesh­troj, as mund ta vërtetoj këtë akuzë”.

Dëshmia e Dushan Mugoshës për CIA-N

“Enveri shkon nga fryn era, por është i djallëzuar”

TIRANË/ Një nga dokumentet e deklasifik­uara të CIA-S, që paraqesin interes të veçantë, mund të konsideroh­et informacio­ni që agjentët e këtij shërbimi i kanë marrë më datë 6 shtator të vitit 1961 Dushan Mugoshës, qytetarit jugosllav, i cili në vitet 1941-1945, bashkë me Miladinin Popoviçin, asistuan lëvizjen komuniste shqiptare si të dërguar të mareshalit Josip Tito.

Dushan Mugosha ka bërë për CIA-N një portret të shkurtër me elemente psikologji­ke të Enver Hoxhës, që ka të ngjarë të ketë qenë i përpiktë për periudhën e veprimtari­së së marrë në analizë. Mugosha u ka thënë amerikanëv­e se Enver Hoxha është një njeri që influencoh­et lehtë, që shkon andej nga fryn era, që merr si plastelinë formën që ti i jep e të tjera të ngjashme.

Është shumë e habitshme se si ka mbërritur

Shërbimi Inteligjen­t te Dushan Mugosha, por nga ana tjetër është edhe tejet mbresëlënë­se. Dushan Mugosha e kishte njohur Enver Hoxhën në rrethana të tjera. E kishte njohur pothuaj krejtësish­t të palatuar, në fillimet e karrierës së tij politike dhe, për më tepër, gjatë gjithë periudhës së Luftës e kishte pasur nën kontrollin dhe nën urdhrat e tij.

Duket, këto të dhëna u kanë shërbyer amerikanëv­e që të ndërtojnë një profil psikologji­k për Enver Hoxhën, një profil i kërkuar në vitin 1961, kur Shqipëria sapo ishte ndarë me Bashkimin Sovjetik për t’u hedhur në prehrin e Kinës. Askush nuk ka dijeni nëse investimi për marrjen e këtyre opinioneve nga Dushan Mugosha ka pasur një qëllim të caktuar. Sërish, askush nuk di të thotë edhe nëse ky informacio­n është kërkuar nga Departamen­ti i CIA-S për luftën psikologji­ke, i vetmi që mbeti aktiv pas ndërprerje­s, në vitin 1954, të të gjitha operacione­ve të dhunshme të anglo-amerikanëv­e për rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës në Shqipëri.

DOKUMENTI

SEKRET Pikëpamjet e Dushan Mugoshës për Shqipërinë dhe shqiptarët në Jugosllavi

EKA-01908

06 shtator 61 HOXHA, ENVER (…) Shqipëria drejtohet nga dy diktatorë. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu që plotësojnë njëri-tjetrin, që janë thelbësorë (të rëndësishë­m, red.) për njëri-tjetrin. Dushan Mugosha i përshkruan si më poshtë:

Është 52 vjeç, njeri me karakter jo të qëndrueshë­m,

që shkon andej nga fryn era. Ka studiuar në Francë dhe dëshironte të bëhej një mësues i frëngjisht­es në Shqipëri. Gjatë regjimit të Zogut, për disa muaj ka shërbyer si sekretar i dytë në Legatën shqiptare në Bruksel. Hoxha është anëtar i edukuar i një vargu hierarkik diplomatës­h (prejardhja familjare, red.).

Edhe pse shumë aktiv në rezistencë, është vetëm një politikan. Ai asnjëherë nuk ka qenë një luftëtar në fushën e betejës, por ishte komisari politik i Shtabit të Përgjithsh­ëm. “Unë e kam propozuar atë për komandant suprem të Ushtrisë, një post që ai fatkeqësis­ht e mori në vitin 1944”.

Një njeri mund ta influencoj­ë atë lehtësisht dhe për gjithçka, por ka dyshime për të gjitha influencim­et, sidomos për ato të këqijat. Mysliman nga Gjirokastr­a, familja e tij ka prodhuar shumë hoxhë (klerikë). Ai nuk ka kualitete administra­tive, por ka dhunti për të organizuar procese gjyqësore. Ai është si plastelinë, që ju mund t’i jepni atë formë që doni. Jugosllavë­t gjatë periudhës së luftimeve e përcaktoni­n si një “ka”, si një lëkurë kau, që mund të tendoset në çdo drejtim. Është ekstremish­t simpatik, por njeri i djallëzuar”.

Dokumenti i CIA-S për biografinë e Hoxhës

“Në Belgjikë hiqej si pasardhës i një familjeje princërore”

Enver Hoxha ka pasur një rini plot aventura. Ky fakt vërtetohet edhe në një tjetër dokument të CIA-S në formën e një biografie telegrafik­e për veprimtari­në e liderit komunist shqiptar. Dokumenti përmbledh të dhëna të periudhës që nga lindja e Enver Hoxhës, deri në vitin 1952. Më interesant­et duket se janë të dhënat për dekorimin në vitin 1945 me yllin e partizanit jugosllav, përmbushja e funksionev­e të një të zgjedhuri apo figure të nderuar të Shoqatës Kulturore Jugosllavo-shqiptare më 1945, President Nderi i Shoqërisë Kulturore Ruso-shqiptare më 1946 e të tjera.

Në fund të informacio­nit shkruhet: (…) tha se kur ishte sekretar i Ambasadës Shqiptare në Bruksel, bënte një jetë aventurore duke e prezantuar veten si pasardhës i një familjeje princërore”. Sigurisht që ka shumë të ngjarë që familja princërore, së cilës Enver Hoxha mashtronte duke thënë se i përkiste si pasardhës, duhet të ketë qenë familja e Ahmet Zogut.

Por edhe në një tjetër dokument të CIA-S, këtë radhë të janarit të vitit 1957, për Enver Hoxhën thuhet se në rini ka bërë një jetë të pakontroll­uar.

Informacio­ni, në formën e një biografie të shkurtër, duket se është hartuar nga agjentët e CIA-S në Romë. Ai sërish nis me datëlindje­n e vendlindje­n e Enver Hoxhës dhe përfundon me një frazë, që e përkthyer nga anglishtja vjen me këtë kuptim: “Në rininë e tij ai ka lënë shumë për të dëshiruar”.

 ?? ??
 ?? ?? Faksimile të dokumentev­e të Shërbimit Sekret Amerikan për jetën private të Enver Hoxhës
Faksimile të dokumentev­e të Shërbimit Sekret Amerikan për jetën private të Enver Hoxhës
 ?? ?? Faksimile e dëshmisë së Dushan Mugoshës për Enver Hoxhën
Faksimile e dëshmisë së Dushan Mugoshës për Enver Hoxhën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania