Panorama (Albania)

Kronika e së enjtes dhe rrëfimi për Babon

- AGRON GJEKMARKAJ

Babo ç’të të rrëfej?! Unë u ktheva nga Kalabria, mikja Mimi di Puccini m’i hoqi spaletat e zv.kryetarit të Kuvendit sapo zbrita në Bari. “Ç’të duhen,- tha, badihava i more, badihava m’i nduku dhe sus se të piu e zeza. U bone ti!!!”.

Madje, edhe kolegu i shumë viteve neper studio, Arjan Vasjari, tanimë konsull afër thembrës së çizmes, bëri sikur më njohu veç pak e mori Miminë në makinë e u bë def nga sytë qerratai, që aq shumë përzhitej për hallet e vatanit e dinjitetin e zyrtarit nëpër studio. Ofiqi im iu duk xhingël-mingël para profumit të pushtetit që Mimi s’e ka. Babo, halli e përkul njeriun e gjorë e bën purtekë. Nevoja është e pamëshirë gati sa egoja.

Udhëtuam nëpër Arbërinë e Italisë nën hyqmin e Mimisë se e kishte qejf shumë protagoniz­min, të dukurit dhe resmet. Nuk ia theva zemrën në respekt të atij firaun Puçin, se ai e ajo një janë.

Babo, punuam atje, bëmë namin patëm shumë produkt, proshutë e vënë, sa desh na dolën tëmthat. U ngjall edhe Skënderbeu (jo ti, tjetri) e na përqafoi, jeni evlatër të besës tha e jo llafe. Kam lënë stërnipër e jo edepsëzër, lëshoi i kënaqur kumtin.

Zymtësi e përtesë sot në Kuvend, Babo. Ne pritem ty që të t’i heqim

një nga një qimet e mjekrës për investimet strategjik­e kur na doli Elisa. Në dyluftim labi Agron Shehaj u ndie i prerë në besë. Futi shpatën në mill e zgjidhi gjuhen, tëk e tëk, tëk e tëk.

Ndenji ajo në istikam, deklamoi me duar e mimikë, me një spile të bukur mbi jakë na foli për drejtësinë tënde që nuk ndyhet kurrë nga paudhësitë dhe u mundua të rrethojë me gaz Gazmendin tonë, i cili sot sokëlliu si Rrapo Hekali, aq sa u tund mali.

Meqë ra fjala, sot më pagoi edhe një tjetër “Red bull”, i cili më rrëshqiti pak si rëndë në stomak se tepër i ftohtë. Duket e futi dorën në xhep me bezdi. U mësua keq ky, mendoi.

Elisa dhe Dashi ynë ishin veshur më bukur nga të gjithë. Eleganca Babo po shëtit atyre korridorev­e e pafre.

Edhe Tigrushi që shquhet për shejtanllë­qe sot bëri vetëm dy-tri selfie, ku i buzëqeshi kamerës së telefonit e mbajti një fjalim të mërzitshëm me parulla e iku. Ritmi i Tigrushit ngjan me rrotën e mullirit, Babo.

Çuçi e duartrokit­i, se mos ke merak e mendon

Ik, o i uruar, ik, i thashë, gjerat e parëndësis­hme presin. Miku im Muli tundte gishtin në një rrëfim të ndezur politik. Nuk durova, shkova aty dhe e pyeta kë imitonte, Doktorin apo Tritanin? Nuk më zhgënjeu – “Tritanin”, tha. Ish-kryetari i ishkomisio­nit të ish-rithemelim­it më rri ftohtë e larg, megjithëse e kam trajtuar si evlat! I pata thënë u vonove, historia nuk i fal vonesat, po për keq ma mori. Kjo ishte dita Babo, siç ti e di vetë, një ditë pa ty është ditë pa alegri!!

që ndenji indiferent. Edhe Niko i përplasi doçkat, por jo shumë gati si angari. Po më mirë ai që ende ka mundësi të duartrokas­ë se Ditmiri që zukat se ç’duhet të bëjë Europa.

Në fund, mbenë Margeriti me syze (dhe ne u mërzitem se thamë e pat dhe ai shikim i kthjellët e kristal mbi kulturën) e Tezja plot derte kozmogonik­e me dy karrige bosh në mes dhe heshtjen flori që i bashkonte.

Në krahun tjetër Ikonomi me durim njerëzish esnafë e në bankën sipër kush thua ti? Edona me një kompjuter jepte e merrte gjëra me rëndësi të madhe siç ka portofolin që zor të t’i thotë edhe ty. Bora mungonte duke krijuar ngërç në tabloid.

Në qoshen e anës, në pikëllim të plotë, pa dritë e gaz, pa fjalë e urti popullore, vetë Ulsiu tanimë i braktisur nga ministrush­et lozonjare që benzinë i hedhin muhabetit, rrinte i ngurosur. Ato lozonjarë ia tërbojnë fantazinë Ulsiut të ngratë. Sot ndenji si burrë katerqindë­sh. Mbroje njeriun e mirë Ulsi nga xhindrit që fusin burrin në shishe.

Foli Doktori nja dy herë dhe ti Babo e di që ai trazon ujëra. Vetë Shalsi u detyrua të ndërhynte pa thënë asgjë. Por mjaft krenar dukej nga ajo që nuk tha. Tao nuk ishte aq në formë dhe shikonte Braçen që me mëngë të shkurtra e plot hire mjaullinte nga mesi i sallës. Disa deputetë nga të tutë lexonin rrëfimet e Batonit mbi udhëtimin në Ukrainë, për bëmat e heroizmat që do të bënit e falë perëndisë nuk i bëtë, ndonjë qante nga emfaza e rrëfimit, të tjerë qeshnin me kokrramë për Behxhetin, sipas Haxhiut, që Putinin paskësh bërë të parë të Rusisë. Mos u bërtit për kaq se nuk mbahej e zgërdhira.

Linditës iu prish gjaku, po fal ajo se katolike, kur Doktori nga mëria jote dy a tri herë nuk ia kurseu shkulmat. Për lavdinë e Babos durohet kaq e gjë. Edhe unë që jam nursëz do ta duroja, jo më njerëzit shpirt njeriu. Sot erdhi edhe Luli dhe bota i dukej jallane, e dashur për çfarë i dha e mizore për çfarë i hoq.

Po në sallë Babo, do thuash ti çfarë ndodhi? Ai ish-kryeminist­ri Pandi Majko, që duke deli e shkuar deliut, qenkësh qerrata e shkuar qerratait se duket edhe goxha babaxhan! Naaa sot buza gaz e hareja hare nën vështrimin kurioz e plot nur të Etildës. Rrëfente plot pathos e birinxhill­ëk. I dola borxhit, i thashë në rrethin e shtatë të kronikës do ta gjesh veten po më sfidoi kam përballuar eksodin e luftën e Kosovës unë tha e jo gjepura sehirxhinj­sh. Ç’t’i thosha Babo?! Po në kronikë e futa ama!

Socialisti Petro, Babo, e sheh botën me qetësi dhe njerzillëk, po kaq edhe Klotilda! Unë mendoj që duhet t’i promovosh, nuk prishin qejf e janë shpirt njeriu! Kur të heqësh tezen, vë Petron edhe socialistë­t e vjetër gëzohen, po edhe ti nuk mërzitesh.

Babo, ti je në Bruksel i zënë me integrimin e s’i di ca gjëra. Po meqenëse m’u kujtua ç’pate me bullgarët e gjorë që i stigmatizo­ve sikur je në mejhane e i krahasove me Putinin? E dhjeve, Babo, edhe ti që e ke llafin qelibar e karar.

Avash, mor Babo, se nuk u bë deti kos! Këtu këput dokrra sa të duash se na u regj lëkura, po andej me ngadalë, mbaje frerin se të marrin zët e të thonë sikter. Ku të mbytemi ne me Babon e degdisur?

Babo, ti je kureshtar i madh e do të dish çfarë ndodh me ne të opozitës?! Sot ua bëme tetë me dy, u nxorëm edhe gjuhën. Foli Agroni i Vlorës, Doktori i Shqipërisë, udhëheqësj­a jonë e dashur, Joridë, të cilën e shohim rrallë se e muar Avrupi, së cilës iu luta të marrë me vete Saimir Korreshin e t’i bëjë rrugës xhan xhan, xhan xhan, Gazmendi i Partisë, ndërsa Helidon Bushati, si të gjithë shkodranët që bëjnë kryq në ballin e tyre, iku me vrap sa i thashë që kronika e kërkon si personazh. Nuk arrita të votoj si duhet Babo! I kërkova Taos një stilolaps, desh m’u tha dora. E kishte helmatisur që të sabotojë opozitën.

Pastaj Babo kafja gumëzhinte si në dasmë! Kosta i Gramozit dhe i Linditës vinte herë pas here e na shikonte me dhembshuri si për të na thënë, “salla bosh, mor dreqer, ç’bëni kështu, ejani se gjynah”! Po tundeshim ne? Fareee! Erdhi Grida pa dy a tri herë anash pa e mbërthyer shikimin në gozhdët që prisnin. Viranes sot bota i dukej e tepërt dhe e panevojshm­e si ardhja e Bashës në sallë. Saliani sot i kishte mërzi fjalët e tepërta dhe më la kuk në tavolinë për të takuar Sorina Kotin. Ik, o i uruar, ik, i thashë, gjerat e parëndësis­hme presin. Miku im Muli tundte gishtin në një rrëfim të ndezur politik. Nuk durova, shkova aty dhe e pyeta kë imitonte, Doktorin apo Tritanin? Nuk më zhgënjeu – “Tritanin”, tha. Ish-kryetari i ish-komisionit të ish-rithemelim­it më rri ftohtë e larg, megjithëse e kam trajtuar si evlat! I pata thënë u vonove, historia nuk i fal vonesat, po për keq ma mori. Kjo ishte dita Babo, siç ti e di vetë, një ditë pa ty është ditë pa alegri!!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania