Panorama (Albania)

BE: Furnizimet me gaz rus kanë goditur 12 vende Moska: S’ka axhendë të fshehur në shkurtimet e furnizimit me gaz

-

Dymbëdhjet­ë vende të Bashkimit Europian janë prekur nga shkurtimet e furnizimit me gaz nga Rusia, tha të enjten shefi i politikës mbi klimën të Be-së, Frans Timmermans. “Rusia e ka përdorur energjinë si armë dhe ne kemi parë ndërprerje të mëtejshme të paralajmër­uara të gazit ditët e fundit. E gjitha kjo është pjesë e strategjis­ë së Rusisë për të minuar unitetin tonë”, tha Timmermans në Parlamenti­n Evropian.

“Në total dymbëdhjet­ë shtete anëtare janë prekur tani nga shkurtimet e njëanshme të furnizimit me gaz rus. Dhjetë shtete anëtare kanë lëshuar një paralajmër­im të hershëm sipas rregullore­s së sigurimit të furnizimit me gaz”, tha ai. “Rreziku i ndërprerje­s së plotë të gazit tani është më real se kurrë më parë”, theksoi ai, duke shtuar se kjo është arsyeja pse është e rëndësishm­e të miratohet rregullorj­a e ruajtjes së rezervave te gazit, së bashku me masat e tjera të gatishmëri­së. Dymbëdhjet­ë vendet e Be-së që janë prekur pjesërisht ose tërësisht nga ndërprerje­t e gazit rus janë: Lituania, Bullgaria, Polonia, Gjermania, Finlanda, Danimarka, Holanda, Italia, Franca, Austria, Republika Çeke dhe Sllovakia. Shkurtimet në furnizimin me gaz rus në Europë shpjegohen me çështje teknike me turbinat, në vend të arsyeve politike, tha të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se nuk kishte axhendë të fshehur në këtë çështje. Rusia mbetet një furnizues i besueshëm i gazit dhe përmbush në mënyrë rigoroze të gjitha detyrimet e saj, u tha Peskov gazetarëve në një konferencë të rregullt. Megjithatë, problemet me mirëmbajtj­en e turbinave të kompanisë “Gazprom” në Europë kanë shkaktuar furnizime me ritme më të ulëta, shtoi ai. “Është e çuditshme të fusni politikën në gjithçka”, tha gjithashtu Peskov. Gjiganti shtetëror rus i energjisë “Gazprom” shkurtoi flukset përmes gazsjellës­it “Nord Stream 1” për në Gjermani me 60% javën e kaluar, duke fajësuar këtë veprim mbi

Norvegjia ofron gaz për BE

BE dhe Norvegjia ranë dakord të enjten për të forcuar më tej bashkëpuni­min e tyre në fushën e energjisë, duke i ofruar Besë furnizime shtesë me gaz, tha Ministria e Naftës dhe Energjisë e Norvegjisë. “Kemi pasur një takim të mirë dhe konstrukti­v, pushtimi rus i Ukrainës ka bërë të domosdoshë­m një bashkëpuni­m më të ngushtë”, shtoi ministrja norvegjeze. vendimin e Europës për të ndaluar dërgimin e turbinave jetike për mbarëvajtj­en e punës për shkak të sanksionev­e. Europa është prekur gjerësisht nga kufizimi i dërgesave të gazit nga Rusia. Të enjten, Gjermania shpalli fazën e dytë të planit të saj të emergjencë­s me tri faza për furnizimet me gaz natyror. Zëvendëska­ncelari gjerman, Robert Habeck, tha se “nga tani e tutje, ka mungesë të furnizimit në Gjermani” dhe vendi aktual- isht është “në një konfrontim ekonomik me Rusinë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania