Panorama (Albania)

Ukraina: Lufta, në një moment kulmor në rajonet Donetsk e Luhansk

Rusia ka bërë përparime drejt kapjes së Severodone­tsk dhe Lysychansk, dy qytetet e fundit nën kontrollin e Ukrainës

-

Beteja për dy qytete kyçe në Ukrainën lindore po shkon drejt “një kulmi të frikshëm”, thotë një këshilltar i Presidenti­t ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ndërsa lufta në Ukrainë hyn në muajin e katërt sot. Përpjekjet e Rusisë për të kapur Sievierodo­netsk dhe Lysychansk – dy qytetet e mbetura nën kontrollin ukrainas në Luhansk – janë kthyer në një luftë të përgjakshm­e rrënimi, me të dyja palët duke shkaktuar viktima të rënda. Moska, gjatë dy javëve të fundit, ka arritur të bëjë avancime të qëndrueshm­e. “Luftimi po hyn në një lloj kulmi të frikshëm”, tha Oleksiy Arestovych në një intervistë të enjten. Serhiy Haidai, guvernator­i i rajonit të Luhanskut, një nga dy në Donbasin lindor, tha të enjten në mëngjes se forcat ruse kishin qenë “të suksesshme” në përparimet e tyre. Ai shtoi se forcat armike kishin kapur Loskutivka, një vendbanim në Jug të Lysychansk, i cili kërcënonte të izolonte trupat ukrainas. “Për të shmangur rrethimin, komanda jonë mund të urdhërojë që trupat të tërhiqen në pozicione të reja”, tha Haidai në një postim në “Telegram”. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Tass” citoi separatist­ët e mbështetur nga Rusia duke thënë se Lysychansk ishte i rrethuar dhe i shkëputur nga furnizimet, pasi Rusia pushtoi një rrugë që lidh qytetin me territoret e kontrollua­ra nga Ukraina. Ndërkohë, Rusia tani besohet se kontrollon të gjithë Sievierodo­netsk, me përjashtim të uzinës kimike Azot, ku qindra civilë dhe forca ukrainase janë bllokuar. Bombardime­t e pamëshirsh­me ruse të uzinës Azot janë të ngjashme me rrethimin e mëhershëm dhe të përgjakshë­m të fabrikës së çelikut Azovstal në portin jugor të Mariupolit, ku ishin strehuar qindra luftëtarë dhe civilë. Duke komentuar përparimet e Rusisë në Lindje, Zelenskyy tha në fjalimin e tij të natës me video se qëllimi i Rusisë atje ishte “të shkatërron­te të gjithë Donbasin hap pas hapi”. Diku tjetër në vend, zyrtarët lokalë thanë se Rusia vazhdoi të godiste qytetet e tyre me raketa. Në qytetin jugor të Mykolaiv, kryebashki­aku tha se raketat ruse të lëshuara një ditë më parë kishin vrarë të paktën një person dhe kishin dëmtuar ndërtesa, duke përfshirë një shkollë. Tani ka shqetësime në ushtrinë ukrainase se Moska po ndërmerr një sulm të ri në Kharkiv, pavarësish­t nga një kundërofen­sivë e suksesshme që i largoi trupat ruse nga periferitë e tij në fillim të këtij muaji. Teksa rriten shqetësime­t në Ukrainë për përparimet e Rusisë në Lindje dhe Veri, vendi mori një nxitje morale të enjten,

pasi udhëheqësi­t e Be-së e pranuan zyrtarisht Ukrainën si vend kandidat për t’u bashkuar me bllokun perëndimor. Ushtria e Ukrainës mirëpriti gjithashtu njoftimin e bërë nga Oleksii Reznikov, ministri i Mbrojtjes, i cili të enjten njoftoi se sistemet e shumëkërku­ara të raketave me rreze të gjatë HIMARS kishin filluar të mbërrinin nga SHBA. “Vera do të jetë e nxehtë për pushtuesit rusë. Dhe e fundit për disa prej tyre”, thotë Reznikov.

Ukraina ka pohuar vazhdimish­t se qëllimi i saj për të nisur një kundërofen­sivë të re për të rifituar territorin e humbur në Jug, duke përfshirë rajonin Kherson, ku ka arritur disa suksese kohët e fundit, varet nga gatishmëri­a e Perëndimit për ta furnizuar me armë të rënda. “Ne duhet të çlirojmë tokën tonë dhe të arrijmë fitoren, por më shpejt, shumë më shpejt”, tha Zelenskyy në një video-fjalim të publikuar të enjten. “Ajo që nevojitet shpejt është barazia e pajisjeve ushtarake në fushën e betejës për të ndalur këtë ushtri djallëzore dhe për ta shtyrë atë përtej kufijve të Ukrainës”.

 ?? ??
 ?? ?? Qyteti i Severodone­tskut
Qyteti i Severodone­tskut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania