Panorama (Albania)

Përplasja, Bullgaria: “Kujdes gjuhën!”. Rama: “Oh! Merreni lehtë! Hiqni veton ose duroni!”

“Rregullo mënyrën e të shprehurit! Nuk është hera e parë që na fyen” “Jeni një turp”, Kryeminist­ri: Me një telefonatë e zgjidhëm çështjen e minoriteti­t bullgar. Miqtë s’e pengojnë njëri-tjetrin

- VALENTINA MADANI

Kryeminist­ri Edi Rama replikoi dje në distancë me Ministrinë e Jashtme bullgare pas kritikave të kësaj të fundit për deklaratat e tij në Bruksel, nga ku e quajti Bullgarinë “një turp”.

Ministria e Jashtme bullgare, në një reagim zyrtar, kërkoi që Kryeminist­ri Rama të rregullojë mënyrën e të shprehurit. Sofja zyrtare përmendi se Bullgaria ka mbështetur dhe mbështet integrimin evropian të Shqipërisë, ndërsa thekson se marrëdhëni­et mes dy shteteve nuk mund të cenohen nga sjellja e Kryeminist­rit Rama. “Bullgaria ka qenë gjithmonë nga ato shtete që mbështesin përkatësin­ë europiane të popullit shqiptar. Ne kemi mbrojtur perspektiv­ën evropiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatav­e për anëtarësim në BE, edhe kur ishte më e vështirë se sot. Gjatë viteve nuk ka pasur shumë zëra të tjerë me ne në këtë kauzë. Ne e mbrojmë atë pavarësish­t gjithçkaje, në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Si kundërpërg­jigje, nuk është hera e parë që dëgjojmë deklarata të paprovokua­ra e të ashpra, fyese nga kreu i një qeverie. Një gjuhë e tillë nuk mund të justifikoh­et më nga mungesa e aftësive evropiane të komunikimi­t. Presim që Kryeminist­ri shqiptar të rregullojë mënyrën e të shprehurit, në një gjuhë që i përshtatet një politikani të një vendi kandidat për anëtarësim në BE. Më shumë se kushdo tjetër, ne insistojmë që të mbajmë një ton të mirë komunikimi. Ne kemi treguar gjithmonë respektin që kërkohet në nivelin e marrëdhëni­eve ndërshtetë­rore. Ne kemi një të ardhme të përbashkët me Shqipërinë. Politikanë­t largohen. Kombet mbeten. Popujt tanë kanë një interes të përbashkët, që nuk duhet cenuar nga gjykimi i gabuar i një politikani. Është e papranuesh­me që marrëdhëni­et mes shteteve të bëhen peng i sjelljes së Kryeminist­rit aktual shqiptar”, thuhet

në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë. Por Kryeminist­ri Rama iu kundërpërg­jigj kritikave të Ministrisë së Jashtme bullgare, e cila i quajti deklaratat e bëra nga Edi Rama të papërshtat­shme dhe fyese. Me ironi, kryesocial­isti i rikujtoi Sofjes se po mban peng dy vende të NATO-S përmes vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Rama në reagimin e tij i kujtoi miqësinë që ka pasur me ish-kryeminist­rin Borisov. Në një reagim në “Twitter”, Rama shprehet se edhe ai vetë ka problem me mënyrën se si Bullgaria zgjidh çështjet dypalëshe duke përdorur Be-në. E në këtë aspekt, Rama i kërkoi Bullgarisë që të heqë veton ose, siç thotë vetë, “të durojnë sjelljen e tij”. “Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit. E drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet bilaterale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO. Miq, hiqeni veton ose më duroni mua! Dhe meqë ra fjala, miq të dashur bullgarë, më lejoni t’ju rikujtoj se u desh një telefonatë e shkurtër me Boyko Borissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoriteti­t bullgar në Shqipëri. Miqtë e vërtetë nuk dëmtojnë njëritjetr­in, por flasin realisht me njëri-tjetrin dhe i japin dorën”, shprehet Edi Rama. Dy ditë më parë, pas përfundimi­t të samitit të Këshillit Europian kur dështoi sërish hapja e negociatav­e, Rama e quajti Bullgarinë “një turp” dhe “një shtet që ka marrë peng dy vende të NATO”.

 ?? ?? Rama, Kovaçevski e Vuçiç në Bruksel
Rama, Kovaçevski e Vuçiç në Bruksel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania