Panorama (Albania)

“Në Shqipëri i besojnë Europës!”, Rama: Mos lini që ky besim të bjerret pa kthim

-

Kryeminist­ri shqiptar, Edi Rama, gjatë fjalimit që mbajti në Këshillin e Europës nuk i kurseu kritikat për vendet e Be-së, të cilat sipas tij po mbahen peng nga Bullgaria, një vend anëtar i NATO-S. Kjo situatë sipas tij nuk është aspak e shëndetshm­e, pasi nuk mundet që BE të përdoret për të marrë peng vende të tjera. Kryeminist­ri zbardhi fjalimin që mbajti dy ditë më parë në Këshillin Europian. Në fjalën tij, Edi Rama u ndal te besimi i lartë që kanë shqiptarët për Europën, ndërsa u ka kërkuar zyrtarëve të Besë që të mos lënë që ky besim të bjerret pa kthim. “Çfarë turpi për Europën kjo historia bullgare! Agresori rus i Ukrainës po merr një ndihmë tejet bujare dhe madje të pakërkuar nga një vend i NATO-S, i cili po destabiliz­on një tjetër vend të NATO-S, duke nxitur më shumë mllef e pakënaqësi në një rajon si i yni, që ende mund të mos jetë pjesë e Be-së, por mbetet një pjesë e Europës, ku sot Vladimir Putini sheh pikërisht hallkën e dobët për të goditur më tej rendin europian”, deklaroi Rama. Kryeminist­ri shqiptar shprehu mbështetje ndaj propozimit të Presidenti­t francez, që në pamundësi të anëtarësim­it të vendeve të Ballkanit

Perëndimor propozon një mekanizëm që e emëron si Komuniteti i ri Politik Europian. “Që Emanuel Makronit i duhet të përpëlitet midis shpirtit të tij tejet europian dhe kostumit presidenci­al të një vendi, ku të gjesh entuziazëm për zgjerimin e Be-së, është njësoj si të gjesh ujë në shkretëtir­ën e Arabisë Saudite, edhe ky është një sekret tejet publik. E megjithatë, ideja e tij për të na mbledhur të gjithëve së bashku, në një

Komunitet të ri Politik Europian, duket për momentin një recetë shumë më premtuese sesa pjata bosh e zgjerimit pa zgjerim, e cila na është servirur për vite të tëra me radhë”, deklaroi z.rama. Në këto kushte, Rama kërkoi pranimin nga të gjithë vendet e Be-së të Open Balkanit si një platformë që mban të bashkuar këtë rajon dhe prapëson çdo rrezik destabilit­eti. “U bëj thirrje të gjithëve për ta mbështetur pa asnjë mëdyshje Ballkanin

e Hapur, nëse nuk doni që rajoni ynë të shkatërroh­et sërish përpara syve tuaj, ndërkohë që hëpërhë nuk mund të ofroni asgjë më të mirë sesa karuseli i cirkut bullgar. Ballkani i Hapur është artikulimi më i pastër i ndjesisë sonë të përkatësis­ë në Europë”, u shpreh Edi Rama. Ai ishte kritik edhe për sa i përket mos mosliberal­izimit të vizave për Kosovën. “Shpresoj shumë, po ashtu, që, ndërkohë që pengmarrja e Bullgarisë është ende në veprim, situata e dhimbshme e pengmarrje­s së Kosovës të marrë fund dhe popullata e vetme në Europë pa të drejtë të lëvizë lirisht jashtë vendit të vet, të marrë liberalizi­min e shumëmerit­uar të vizave”, theksoi Rama. Por ai nuk harroi që të vihen në pozitat e mikut të tij Aleksandër Vuçiçit kur i bëhet presion nga BE dhe u kujton europianëv­e rrezikun potencial që ekziston në një vend ku 80 për qind e popullatës është pro ruse. Të njëjtat pakënaqësi, Rama i shprehu dhe në një intervistë për “Corriere della Sera”, ku u shpreh se “të parashikos­h lëvizjet e Be-së se kur do të anëtarësoh­et Shqipëria, është si të parashikos­h fatkeqësi të mëdha natyrore”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania