Panorama (Albania)

Boçi: 4 arsyet e bllokimit të negociatav­e

-

PD përshëndet­i dje vendimin e Bullgarisë për heqjen e vetos. Sipas Luçiano Boçit, Shqipëria ka 4 arsye për bllokimin e hapjes së negociatav­e. Në një deklaratë për mediat, kreu i Grupit Parlamenta­r të Pd-së renditi disa arsye që, sipas tij, kanë bërë që të mos hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. “Shpopullim­i masiv i vendit, që ka derdhur në dyert e Europës më shumë shqiptarë se sa banorë të zonave të luftës në Afrikë dhe Lindje të Mesme; korrupsion­i me shokët ministra dhe shokët e ministrave, një pjesë në kërkim kombëtar e ndërkombët­ar; përfshirja në vjedhje të pasurive publike, në trafik droge, dhe dhënia e statusit të investitor­it strategjik të familjarëv­e të ministrave; njolla e zgjedhjeve të manipuluar­a, që e kemi parë në kaq shumë përgjime e raporte”, tha Boçi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania