Panorama (Albania)

Kreu i ILD: Pavarësia e magjistrat­ëve nuk duhet marrë si e mirëqenë

-

Kryeinspek­tori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, tha dje se pavarësia e magjistrat­ëve nuk duhet marrë si e mirëqenë. Gjatë një aktiviteti të organizuar nga ILD, Metani u shpreh se mbetet sfidë e të gjitha vendeve që të shtojnë përpjekjet për forcimin e kësaj pavarësie, por edhe rritja e efikasitet­it dhe përgjegjsh­mërisë së organeve të sistemit të drejtësisë. “Me homologun tim rumun, z. Lucian Netoroju, ndamë të njëjtin qëndrim: pavarësish­t dallimit dhe diversitet­it të kulturave tona politike, juridike, sociale apo ekonomike, historia në Europë dhe jashtë saj po tregon se pavarësia e magjistrat­ëve nuk duhet marrë si e mirëqenë, por mbetet një çështje që u përket të gjitha vendeve. Sot të gjitha vendet duhet të shtojnë përpjekjet për forcimin e kësaj pavarësie, por nga ana tjetër, edhe rritjen e efikasitet­it dhe përgjegjsh­mërisë së organeve të sistemit të drejtësisë. Sa më i përgjegjsh­ëm një magjistrat, aq më i garantuar është qytetari për të drejtat e veta. Sa më i pavarur magjistrat­i, aq me demokratik­isht ecën shoqëria. Në këtë kuadër, gjetja e balancës midis interesit publik për administri­min e drejtësisë, nga një anë, dhe pavarësisë së magjistrat­ëve, nga ana tjetër, mbetet një sfidë permanente, sepse pavarësia e magjistrat­ëve dhe përgjegjsh­mëria e tyre, janë vlera dinamike. Zhvillimet shoqërore

sjellin padyshim edhe transformi­me shoqërore dhe ekonomike dhe raporti pavarësi-përgjegjsh­mëri mbetet përherë sfidë profesiona­le dhe institucio­nale. Drejtësia ka kontributi­n e vet në jetën dhe cilësinë e çdo shoqërie. Krijimi apo konsolidim­i i shtetit të së drejtës nuk është një proces i lehtë. Në çdo vend, ky është një proces dinamik dhe në evoluim të vazhdueshë­m për gjetjen e mekanizmav­e të duhur, të cilat sigurojnë respektimi­n e një sërë standardes­h apo vlerash për një sistem drejtësie efikas, të përgjegjsh­ëm dhe të pavarur. Shqipëria ka kryer një reformë të thellë ligjore dhe institucio­nale në sistemin e drejtësisë”, tha Metani.

 ?? ?? Artur Metani
Artur Metani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania