Panorama (Albania)

NIKOLLA: SOT FIJET E KORRUPSION­IT DHE VARËSISË NGA POLITIKA JANË KËPUTUR

-

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, thotë se pandëshkue­shmëria e të korruptuar­ve është një mit që është rrëzuar në vitet e fundit dhe se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është forcuar dhe konsolidua­r si një pushtet i pavarur. “Një prej miteve ishte mbretërimi i pandëshkue­shmërisë që dukej se ishte shndërruar në një antikultur­ë të sistemit të drejtësisë. Sot askush nuk është mbi të drejtën dhe drejtësinë dhe askush nuk mund t’i shpëtojë ndëshkimit nëse e meriton. Sistemit po i zihej fryma nga monopoli i një kaste drejtuesis­h, gjyqtarë e prokurorë të korruptuar me mbështetje­n e një kaste politikanë­sh gjithashtu të korruptuar. Politika e drejtësia po sundonin bashkërish­t me forma despotike. Sot pavarësia reale e gjyqtarëve e prokurorëv­e po konsolidoh­et paralel me varësinë e tyre prej Kushtetutë­s, ligjeve. Sot fijet që e lidhin sistemin me format korruptive janë këputur. Pushteti gjyqësor po fuqizohet si një pushtet i pavarur”, tha Nikolla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania