Panorama (Albania)

KASO: PS DO BËJË PASTRIM PARASH

-

Sekretari i zgjedhur për çështjet ligjore në Partinë Demokratik­e që drejtohet nga Berisha, Ivi Kaso, ka reaguar kundër draft-ligjit të PS për amnistinë fiskale. Sipas tij, qëllimi i maxhorancë­s është pastrimi i parave kriminale. “Ja pra që nuk e paska pasur për emigrantët që donin të dërgonin 30 000 £ në Shqipëri e gjoja s’mund ta bënin lehtësisht, por e paska pasur për ata “hallexhinj­të” e tjerë… vëllain, motrën, shokun, mikun, shoferin, dashnoren e kujtdo që është pasuruar nëpërmjet krimit e korrupsion­it, e paskan hallin e madh se si do të legalizojn­ë nga 2 mln € pasuri për kokë. Operacion më kriminal pastrimi parash të pista nuk besoj se mund të ketë, në projektim e zbatim, as në ndonjë vend të botës së tretë e jo më në një vend që aspiron të hapë negociatat për anëtarësim”, shkroi Kaso.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania