Panorama (Albania)

“Gjykata” e PD anulon procesin e rivotimit për kryesinë e Korçës

-

Komisioni i Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit në Partinë Demokratik­e vendosi dje të pranojë kërkesën e ankimuesve në degën e Pd-së në Korçë, për të pezulluar procesin e rivotimit për kryesinë pranë kësaj dege. “Në bazë të kërkesës së bërë nga Kryesia e zgjedhur e PDSH-SË, Dega Korçë dhe pasi dëgjuam pretendime­t nga një grup anëtarësh të kësaj kryesie, përkatësis­ht znj. Viollandi Stojku, z. Arian Haruni, z. Niko Cukal dhe z. Irvin Bode, se kërkesa për pezullim për përsëritje­n e procesit të votimit për kryesinë e PDSH-SË, Dega Korçë më datë 25.06.2022, është e drejtë dhe nisur dhe nga afati i shkurtër kohor i përsëritje­s së zgjedhjeve, si dhe nga fakti i nevojës së kryerjes së një hetimi të thelluar nga Komisioni i Apelimit lidhur më këtë çështje, duhet pranuar. Bazuar në dispozitat ligjore, parashikua­r në Statutin e Partisë Demokratik­e shqiptare, e konkretish­t në nenet 53 dhe 54 të saj, VENDOSËM: Pezullimin e vendimit të KOKOE datë 13.06.2022 me Nr.71/2 Prot., për përsëritje­n e procesit të votimit për Kryesinë e PDSHSË, Dega Korçë më datë 25.06.2022, deri në marrjen e vendimit përfundimt­ar nga Komisioni i Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë PDSH-SË”, thuhet në njoftimin zyrtar të zyrës së shtypit të Pd-së. Ndërkohë që vendimi do t’i kalojë edhe degës së Korçës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania