Panorama (Albania)

Berisha: Me Metën do formojmë frontin opozitar kundër regjimit të Ramës

Bllokimi nga Bullgaria, ish-kryeminist­ri: Rama me linjën e Beogradit Protesta, lideri historik i PD: Suksesi përcaktohe­t kur ti pranon se njëherë udhëheq ti dhe njëherë të udhëheqin ty

- MARIGLEN KUME

Në konferencë­n e fundjavës, ishkryemin­istri Sali Berisha u ndal te protesta që ka thirrur më 7 korrik. Ai la të kuptohet se fatin e saj do ta caktojnë vetë protestues­it.

Ndërsa shtoi se është krijuar fronti për shpëtimin e Shqipërisë. “Mos harroni një gjë, një parim. Në lëvizje, ky është një front tashmë, Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë dhe në një lëvizje, suksesi përcaktohe­t kur ti pranon se njëherë udhëheq ti dhe njëherë të udhëheqin ty. Kjo është e vërteta. Mund t’ju duket çudi, por vetëm në këtë mënyrë arrihet te suksesi. Kur je i gatshëm të pranosh të të udhëheqin dhe unë jam i gatshëm dhe të udhëheq, edhe të më udhëheqin”, vijoi Berisha, ndërsa shtoi se menjëherë sapo të përfundojë ditët në Presidencë, do të mirëpresë Ilir Metën për të formuar frontin opozitar kundër Ramës, që do të ketë një drejtim kolektiv e ku kryesore do të jetë PD. “Ai mbyll këto javë detyrimet dhe mirëpritet shumë kontributi i tij dhe i LSI-SË në opozitariz­min e Edi Ramës. Ne do të bashkohemi me të gjitha forcat politike që besojnë se ky regjim është armiqësor ndaj shqiptarëv­e. Ideja ime është një front opozitar me udhëheqje kolektive, ku natyrisht rol qendror nga Partia Demokratik­e. Udhëheqja në front do të jetë kolektive. Kontributi i çdo force politike dhe i çdo faktori tjetër, organizate të shoqërisë civile, individë të spikatur, të shquar, është i mirëpritur, i vlerësuar dhe jemi të hapur. Pra, Edi Rama duhet të përballet me Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë”, përfundoi lideri historik i Pd-së.

Mos harroni një gjë, një parim. Në lëvizje, ky është një front tashmë, Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë dhe në një lëvizje, suksesi përcaktohe­t kur ti pranon se njëherë udhëheq ti dhe njëherë të udhëheqin ty. Kjo është e vërteta. Mund t’ju duket çudi, por vetëm në këtë mënyrë arrihet te suksesi”

BLLOKIMI NGA BULLGARIA

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha deklaroi dje se arsyeja e vërtetë për mosnisjen e negociatav­e me Shqipërinë nuk është vetoja e bullgarisë, por regresi i qeverisë shqiptare në demokracin­ë e vendit. Sipas tij, vetoja është justifikim­i që përdor Kryeminist­ri Rama. “Theksoj që në fillim se ky ishte udhëtimi më skandaloz në historinë 30-vjeçare të Shqipërisë nga një përfaqësue­s i saj. Ky ishte udhëtimi i cili dëshmoi përfundimi­sht se Edi Ramës nuk i hapin negociatat, nuk e pranojnë për interlokut­or dhe se në mënyrë absolute, shkak themelor nuk është Bullgaria. Por siç ia tha edhe vetë padroni i tij, Aleksandar Vuçiç, janë disa vende të Besë të cilat nuk janë dakord me hapjen e negociatav­e me Shqipërinë, sepse Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet e vendosura nga BE, përkundraz­i. Shqipëria, në drejtim të lirive të qytetarëve të saj, votës së lirë dhe mediave, ka shënuar rrokullisj­e të mëdha. Pra, nuk është vetoja e Bullgarisë për Shqipërinë, por është regresi i demokracis­ë në Shqipëri dhe mosplotësi­mi i kushteve nga qeveria e Edi Ramës. Së fundmi grabitja e mandatit të tretë, më të cilin rrihte gjoksin në Bruksel Edi Rama”, tha Berisha. Sipas liderit historik të Pd-së, arsyeja e vërtetë se përse edhe këtë herë Këshilli i Europës nuk caktoi një datë për mbledhjen e parë të çeljes së negociatav­e, është lidhja, sipas tij, e bandave me socialistë­t. “Rrokullisj­a në lirinë e mediave, evidentimi i lidhjes së tmerrshme me bandat e krimit në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë të eksponentë­ve të Ps-së duke filluar nga Edi Rama e poshtë, të cilat me asgjë dhe askush s’mund t’i mbulojë”, vijoi Berisha.

“OPEN BALKAN”

Në vijim të fjalës së tij, si arsye kryesore se përse Shqipëria nuk mori një datë për nisjen e negociatav­e Berisha përmendi qëndrimin e Kryeminist­rit Rama ndaj “Open Balkan”. Duke bërë analizën e konferencë­s së Ramës, Vuçiç dhe Kryeminist­rit të Maqedonisë së Veriut në Bruksel, Berisha tha se Rama ka zgjedhur linjën e “Open Ballkan”, që, sipas tij, influencoh­et nga Rusia, dhe jo integrimin në BE. “Me deklaratat edhe qëndrimet e tij, ai dëshmoi qartë se ai është i rreshtuar jo me linjën e qëndrimit të Berlinit apo Brukselit, por me Ballkanin e Beogradit dhe të Putinit. Pikërisht, në emër të këtij drejtimi, ai u shfaq në konferencë­n shtypi me trojkën famëzezë padronin Vuçiç dhe vasalët Rama dhe Kovaçesvki. Asgjë nuk mund të lidhte Kryeminist­rin e Shqipërisë në një konferencë shtypi të përbashkët me Presidenti­n e Serbisë, përveç faktit se duhej të dëshmonte se ai mes Bashkimit Europian dhe Serbisë, ka bërë zgjedhjen e tij, midis Ballkanit të Berlinit dhe Ballkanit të Putinit, ka bërë zgjedhjen e tij”, tha Berisha. Ndërkohë, në emër të opozitës, Berisha i kërkoi ndjesë shtetit bullgar. “Në emër të Pd-së i garantoj se nuk është ky mendimi i shqiptarëv­e, por është vendimi i një aventurier­i që nuk njeh asnjë parim, që nuk di se ç’është miqësia mes vendeve. Bullgaria është një vend sllav, por të mos harrojnë shqiptarët se atje ne kemi pasur një djep të rilindjes shumë të fuqishëm”, vijoi Berisha.

 ?? ?? Sali Berisha dje gjatë konferencë­s me gazetarët
Sali Berisha dje gjatë konferencë­s me gazetarët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania