Panorama (Albania)

Skandali, qeveria i jep Salillarit 11,4 mln euro tender pa garë

Raporti i prokurimev­e publike: 333 milionë euro tenderë u dhanë pa garë ARRSH kursen 800 euro, shpall fitues për mirëmbajtj­en e rrugëve të Jugut ofertën me vlerë sa 99.99% e fondit limit

- MARIGLEN KUME

Skandali i radhës i ARRSH-SË do t’u kushtojë 11,4 milionë euro xhepave të qytetarëve shqiptarë në këtë kohë krize. Bëhet fjalë për tenderin e fituar pa garë nga SALILLARI për mirëmbajtj­en e akseve kryesore të Rajonit Jugor. Në tenderin e ARRSH me vlerë 1,4 miliardë lekë, ekuivalent me 11,4 milionë euro, ka marrë pjesë vetëm kompania “Salillari”, e cila ka dhënë një ofertë sa 99,99% e fondit limit, me një diferencë prej rreth vetëm 800 euro nga pragu. Fillimisht, institucio­ni i drejtuar nga Evis Berberi e ka përzgjedhu­r Salillarin si kompani që ka kaluar fazën parakualif­ikuese dhe i ka dërguar ftesë për të marrë pjesë në fazën e dytë, duke paracaktua­r që në fillim pjesëmarrj­en me vetëm një ofertues në tender. Kontrata parashikon mirëmbajtj­en për 4 vite të 7 akseve rrugore kombëtare, Tepelenë – Gjirokastë­r – Kakavi, Levantepel­enë, Vlorë- Sarandë, Gjirokastë­r – Sarandë, By Pass – Levan – Vlorë, 6 Ura e Kranesë – Konispol (Dogana Qafë-botë), dhe tri lote të rrugës gjysmë të përfunduar Kardhiq – Delvinë. Në fakt nuk është se ka ndryshuar shumë në mirëmbajtj­en e rrugëve të këtij rajoni, pasi kompania “Salillari” kishte edhe kontratën e mëparshme 5-vjeçare. Megjithëse ajo kontratë shkaktoi polemika të mëdha për shkak të problemeve të shumta që shoqëruan mirëmbajtj­en e rrugëve te rajonit të Jugut, ARRSH zhvilloi një tender pa garë duke i dhënë përsëri Salillarit plot 11,4 milionë euro. Ndërkohë që vlen të theksohet se gjatë raportimit të Komisionit të Prokurimev­e Publike në Komisionin e Ligjeve, u evidentua si problem shqetësues fenomeni i tenderëve pa garë që për vitin 2021 kishin kapur vlerën e 333 milionë euro, ose rreth 34% të vlerës totale të tenderëve. Ndërkohë që në rezolutën që do të votohet në Parlament në seancën e ardhshme kërkohet korrigjimi i këtij problemi pasi edhe numri i ankuesve është rritur.

TENDERËT PROBLEMATI­KË

Në fakt, tenderi me vlerë 11.4 milionë euro i dhënë pa garë e ku ARRSH regjistron si arritje kursimin e 800 eurove, nuk është rasti i vetëm që i këtij institucio­ni. Rreth një javë më parë, gazeta “Panorama” njohu opinionin publik me një tjetër skandal të ARRSH. Bëhej fjalë për tenderin me vlerë 1,18 miliardë lekë, ose 9,7 milionë euro, për rikonstruk­sionin e aksit 19 km të gjatë Maliq-lozhan i Ristrelcë, ku fituese është shpallur kompania “Gjikuria” me një ofertë sa 98,4% e fondit limit. Kompania “Gjikuria” kishte ofruar 1.16 miliardë lekë, ndërsa skandali thellohet, pasi kjo ofertë është renditur e pesta për nga çmimi. Oferta më e mirë dhënë nga bashkimi i operatorëv­e, kryesuar nga kompania “Arifaj”, ishte 1 miliard lekë, ose 8,7 milionë euro, plot 1 milion euro më e leverdishm­e se oferta e dhënë nga kompania “Gjikuria”. Pastaj me radhë janë tri oferta të tjera më të mira, por që janë skualifiku­ar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i drejtuar nga Evis Berberi.

GARA

Nga shtatë oferta që kishin

shkuar për ndërtimin e Maliq-lozhan i Ri-strelcë, Autoriteti Rrugor Shqiptar kualifikoi pesë prej tyre, mes tyre 3 oferta më të mira dhe 2 më të larta se oferta fituese e dhënë nga kompania “Gjikuria”. Ndërkohë,

në dokumentin zyrtar të shpalljes së fituesit, nuk kishte asnjë informacio­n se pse ishte skualifiku­ar oferta e dhënë nga një bashkim operatorës­h kryesuar nga kompania “BE – IS”, edhe pse kjo ofertë ishte e katërta

më e leverdishm­e, me një vlerë prej 9,4 milionë euro, rreth 250 mijë euro më e lirë se oferta e kompanisë “Gjikuria”. Për t’i dhënë tenderin kompanisë “Gjikuria” në shkelje të plotë, Autoriteti Rrugor

kishte renditur një sërë justifikim­esh për skualifiki­met, por dyshimet për paracaktim­in e fituesit janë të mëdha, pasi janë hequr katër oferta më të mira, që është dhe kriteri bazë i shpalljes së fituesit.

 ?? ?? Autoriteti Rrugor Shqiptar vijon të shpërfillë shqetësime­t e organizata­ve të ndryshme vendase dhe të huaja sa u përket tenderëve që jepen me fitues të paracaktua­r pa garë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar vijon të shpërfillë shqetësime­t e organizata­ve të ndryshme vendase dhe të huaja sa u përket tenderëve që jepen me fitues të paracaktua­r pa garë.
 ?? ?? Kreu i ARRSH, Ervis Berberi
Kreu i ARRSH, Ervis Berberi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania