Panorama (Albania)

Xhaçka në konflikt interesi, PD gati për ta çuar në Kushtetues­e, duhen 28 firma

Zbardhet debati i plotë, socialistë­t morën kohë për t’u njohur me dosjen dhe faktet e kërkesës së paraqitur nga opozita

- KELMENT BAÇI

Maxhoranca socialiste kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me dosjen e përgatitur nga opozita, e cila kërkon heqjen e mandatit e deputetit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, me argumentin e konfliktit të interesit dhe shkelur Kushtetutë­n. Në mbledhjen e parë të Këshillit të Mandateve, PS mori kohën për t’u njohur me faktet e pretenduar­a nga PD me arsyetimin se anëtarët e majtë nuk kishin pasur kohën e nevojshme për të studiuar materialin, duke shtyrë mbledhjen për një ditë tjetër. Kjo kërkesë nuk u prit mirë nga demokratët, të cilët u shprehën se 1/10 e deputetëve të Parlamenti­t kërkoi pavlefshmë­rinë e mandatit të deputetes Xhaçka, për të cilën i duhen edhe votat e socialistë­ve. Me akuzën se ka përdorur postin e saj në qeverinë e Edi Ramës për t’i dhënë bashkëshor­tit akses përmes ligjit “Për Investimet Strategjik­e” në pronat dhe paratë publike, opozita paralajmër­oi se do ta çojë Olta Xhaçkën në Gjykatë Kushtetues­e për t’i hequr mandatin e deputetes. Nëse PS nuk do ta lëshojë ministren Xhaçka, së cilës dje duket se i “buzëqeshi fati”, atëherë PD ka edhe një mundësi tjetër, me 28 firma mund t’i drejtohet Kushtetues­es, të cilës i takon edhe vendimin përfundimt­ar. Por, në kërkesën që PD duhet t’i dërgojë Gjykatës Kushtetues­e, nuk duhet të jetë firma e kreut të Grupit, Enkelejd Alibeaj. Kjo, për faktin se anëtarja e Kushtetues­es Marsida Xhaferllar­i, është bashkëjetu­ese e Alibeajt. Në konflikt të interesit, ajo duhet të japë dorëheqjen nga shqyrtimi i kësaj çështjeje, duke e çuar në 7 numrin e anëtarëve kushtetues për vendimmarr­je.

DEBATI Enkelejd Alibeaj:

Kërkesa është e nënshkruar nga 14 deputetë. Përveç depozitimi­t të mocionit, janë të bashkëlidh­ur

dhe faktet dhe provat përkatëse, vendimet e Komisionit të Investimev­e strategjik­e, dhënien e statusit të investitor­it strategjik të shoqërisë që ka lidhje me znj. Xhaçka. Ekstraktet nga institucio­net që përcaktojn­ë kush është administra­tori i shoqërive përkatëse. Kërkesa i ka të gjithë elementët. Janë përcaktuar qartësisht dispozitat ligjore, shkelja e tyre, analiza e fakteve dhe pjesa e provave.

Klotilda Bushka: Nuk bëhet fjalë vetëm për një kërkesë, por edhe për dokumente bashkëngji­tur. Do të ishte në seriozitet të punës së këtij këshilli që të gjithë kolegët të lexojnë materialet para fillimit të prezantimi­t të kërkesës. Kërkesa ka ardhur në datën 20 kohë kur ne nuk kemi qenë në Tiranë, ndaj do kërkoja që ta shtyjmë në mbledhjen tjetër prezantimi­n dhe diskutim për këtë çështje, që edhe kolegët ta lexojnë siç duhet.

Enkelejd Alibeaj: Mund të

jetë edhe e logjikshme kërkesa për t’u njohur me dokumentac­ionin. Kërkesa të tilla për ta shtyrë se nuk jemi njohur me dokumentac­ionin, besoj se ia ulin seriozitet­in. Kërkesa jonë është depozituar prej kohësh. Ne mund të gjejmë një zgjidhje të mesme, të tipit jemi mbledhur sot për të respektuar dhe vendimmarr­jen tuaj që sot të ecim me prezantimi­n e kërkesës, ndërsa më pas mblidhemi në një seancë tjetër. A është teatër apo jo, këtë e the ti. Ti mund ta quash teatër. Ne kemi paraqitur një kërkesë, sipas të gjitha rregullave, me prova dhe fakte, Sot jemi të përgatitur për ta diskutuar, shqyrtuar, nëse do përdor gjuhën e rregullore­s dhe ligjit. Sinjali i parë që jepni ju është ta shtyjmë dhe tregon qasjen tuaj, t’ia heqim nga sytë publikut është që mos të respektojm­ë rregullore­n. Unë nuk thashë që të vijë zonja. Është e drejta e saj, do të vijë, s’do të vijë, të mbrohet apo jo. E them këtë

për hir të seriozitet­it. Është e qartë që i fundit organ që vendos, e ndan shapin nga sheqeri, është Gjykata Kushtetues­e. Por ky këshill sot pas këtij hapi, seanca plenare s’do të duhet të lëmë gjë procedural­e deri sa të vejë te Gjykata Kushtetues­e. Thatë nuk ka debat, pse kërkoni kohën? Po ne do debatojmë, diskutojmë, shqyrtojmë dhe ju keni të drejtën që t’i studioni me seriozitet aktet bashkëlidh­ur kërkesës. Është në respekt të procedurav­e që ky Parlament duhet të zbatojë.

Ermonela Felaj: Ne bëmë një kërkesë objektive dhe serioze. Nuk mendoj se ky dokument është hartuar në një minutë të vetme. S’po kërkojmë që t’i hedhim një sy, pasi të gjithë dimë të lexojmë. S’duam të bëjmë orën e këndimit që bëjnë në klasë të dytë. Hyni në sistemin TIMS dhe disa kolegë kanë qenë jashtë vendit dhe kërkesa dhe dokumentat na janë vënë në dispozicio­n vetëm

sot. Që të bëhet diskutimi për atë element, kërkon kohë paraprake. Këtë kohë po kërkojmë ne. Ne nuk i komentojnë arsyet tuaja.

Dashnor Sula: Unë do ta përkrah kërkesën e maxhorancë­s. Është normale për të përfituar kohë. Merreni kohën, studiojeni dosjen, por sot relatori duhet të lexojë dosjen dhe faktet. Ju dëgjojeni dhe pastaj lexojeni.

Lindita Nikolla: Nuk mund të anashkaloj

kërkesën që bëhet nga kolegët, për një çështje serioze që të kenë një studim paraprak të të gjithë dokumentac­ionit, të jemi në gjendje për të gjykuar gjithë opinionin që do ndërtojë gjithë ky Këshill Mandatesh. Unë mendoj ta mbyllim mbledhjen këtu dhe t’u japim kolegëve gjithë kohën e nevojshme për të studiuar gjithë dokumentac­ionin që është sjellë prej jush dhe t’i japim seriozitet.

 ?? ?? Mbledhja e djeshme e Këshillit të Mandateve
Mbledhja e djeshme e Këshillit të Mandateve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania