Panorama (Albania)

Çfarë parashikon Neni 70 i Kushtetutë­s?

-

Kushtetuta nuk u ka lënë “dorë të lirë” deputetëve për të vendosur për heqjen e një mandati për kolegun e tyre në rast se ai ka shkelur ligjin. Në lidhje me kërkesën e Pd-së për heqje mandatin e Deputetes, të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, për shkelje të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutë­s, ligji themeltar e ka një zgjidhje. Por çfarë thotë Kushtetuta? Në nenin 70, pika 4, Kushtetuta ka parashikua­r hapin që duhet të ndiqet nëse ka një kërkesë për heqjen e mandatit ndaj një të zgjedhuri në Kuvend. Neni 70, pika 4 parashikon që: Për çdo shkelje të paragrafit 3 të këtij neni, me mocion të kryetarit të Kuvendit ose të një së dhjetës së anëtarëve të tij, Kuvendi vendos për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetues­e, e cila konstaton papajtuesh­mërinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania