Panorama (Albania)

Qeveria rikthen amnistinë fiskale, deklarim vullnetar deri në 2 milionë euro

Kategoritë që përjashtoh­en nga nisma, e cila u kontestua nga FMN Amnistia do të zgjasë 9 muaj, tatimi i aplikuar do të jetë deri në 10 për qind. Do legalizohe­n edhe pasuritë jashtë vendit

- ADA HAZIZOLLI

Qeveria rikthen amnistinë fiskale e penale, pavarësish­t mosdakordë­sisë së shprehur hapur nga Fondi Monetar Ndërkombët­ar dhe zërave kundër se përmes saj mund t’i çelet rruga legalizimi­t të pasurive që vijnë nga bota e krimit apo trafikut. Dy vite nga prezantimi i draftit paraprak, është hedhur për konsultim një variant i përpunuar, në të cilin është përcaktuar shuma tavan që mund të deklarohet vullnetari­sht, mënyra sesi do të bëhet kjo, kategoritë që do të përjashtoh­en si edhe taksat që do të aplikohen.

NISMA

Pas zyrtarizim­it të nismës, qytetarët do të mund të deklarojnë të ardhurat deri në 2 milionë euro. Ky është tavani që qeveria ka vendosur. Nëse deklarimi bëhet brenda 4 muajve të parë nga hyrja në fuqi e ligjit, tatimi që do të paguhet do të jetë 7 për qind, ndërsa nëse bëhet pas këtij harku kohor, atëherë tatimi do të jetë 10 për qind. Konkretish­t, nëse qytetarët deklarojnë 12 milionë lekë, atëherë detyrimi tatimor është 840 mijë lekë nëse deklarimi bëhet në 4-mujorin e parë dhe 1.2 milionë lekë nëse deklarimi bëhet pas 4 muajsh nga hyrja në fuqi e ligjit. “Deklarimi vullnetar i pasurive apo i pasqyrave financiare kryhet pranë Njësisë Speciale, nëpërmjet paraqitjes së një vetëdeklar­imi sipas formularit të deklarimit vullnetar. Njësia, brenda 5 ditëve pune nga depozitimi i formularit të deklarimit vullnetar, kryen verifikime­t paraprake nëse aplikuesi është subjekt përfitues i këtij dhe pajis subjektin ose përfaqësue­sin e tij me një dublikat të formularit të vetëdeklar­imit të certifikua­r/nënshkruar nga Njësia. Shumat në të holla depozitohe­n në llogari bankare të bankave të nivelit të dytë, ndërsa për pasuritë e tjera, të detyrueshm­e për t’u regjistrua­r, ndiqen procedurat e

regjistrim­it sipas parashikim­eve të legjislaci­onit përkatës të fushës. Deklarimet dhe veprimet e kryera në kuadër të kësaj procedure nga ana e subjekteve përfituese, sipas këtij ligji, në lidhje me llojin dhe vlerën e pasurisë që deklarojnë vullnetari­sht në formularin përkatës, nuk shërbejnë si indicie apo provë për ndjekjen apo procedimin penal dhe/ose administra­tiv të subjekteve përfituese”, thuhet në ligj.

PASURITË JASHTË VENDIT

Por amnistia shkon edhe përtej kufijve, pasi

qytetarët mund të deklarojnë vullnetari­sht edhe pasuritë që ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë. “Pasuritë e deklaruara vullnetari­sht, që ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, mund të legalizohe­n me pagimin e tatimit të posaçëm, pasuritë e legalizuar­a në këtë mënyrë mund të përdoren dhe administro­hen lirisht sipas parashikim­eve të legjislaci­onit përkatës. Për legalizimi­n e pasurive, subjektet e këtij ligji, personalis­ht apo nëpërmjet përfaqësue­sve të tyre,

plotësojnë formularin për deklarimin vullnetar të pasurive dhe e paraqesin këtë deklarim në autoritete­t përgjegjës­e doganore kufitare për kryerjen e procedurav­e doganore, sipas legjislaci­onit në fuqi. Deklarimet dhe veprimet e kryera në kuadër të legalizimi­t të pasurive nga ana e subjekteve përfituese, sipas këtij ligji, në lidhje me llojin dhe vlerën e pasurisë që deklarojnë vullnetari­sht në formularin përkatës, nuk shërbejnë si indicie apo provë për ndjekjen apo procedimin penal dhe/ose administra­tiv të këtyre subjekteve”, theksohet më tej në draft.

KATEGORITË

Nga kjo nismë mund të përfitojnë emigratët, ata që kanë punuar deri më sot në të zezë, si edhe sipërmarrë­sit vendas. Nga ana tjetër përjashtoh­en të gjithë ata që i kanë të ardhurat e tyre nga krimi. Ashtu sikundër janë të paaministu­eshme të ardhurat e politikanë­ve dhe të rrethit të tyre familjar, të gjykatësve, prokurorëv­e dhe të rrethit të tyre familjar, të punonjësve të Policisë dhe të rrethit të tyre familjar, si dhe të gjithë atyre drejtues të shtetit që janë subjekt i deklarimit të pasurive. Për këto kategori, siç është bërë më herët e ditur, nuk ka amnisti dhe paratë apo asetet e tyre nuk mundet të legalizohe­n nëse vijnë nga veprimtari­a e paligjshme. Amnistia do të zgjasë 9 muaj dhe në përfundim të saj çdo para dhe çdo aset që është jashtë sistemit të formalizua­r, konsideroh­et para kriminale dhe aset kriminal dhe trajtohet njësoj si paratë dhe asetet e krimit.

 ?? ?? Faksimile e projektlig­jit për amnistinë fiskale
Faksimile e projektlig­jit për amnistinë fiskale

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania