Panorama (Albania)

“Kemi videot duke bërë seks, do ta hedhim në internet”

Histori dramatike nga një shkollë 9-vjeçare; si u detyrua nxënësja të vidhte edhe mësuesen

- TIRANE

Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqet e saj deri aty sa është shtyrë që të kthehet në një hajdute.

Ka arritur deri aty problemati­ka saqë ajo në një rast vodhi çantën e mësueses mbasi nuk po siguronte para për të mbuluar kërkesat e shoqeve të klasës, të cilat kishin mësuar sekretin e saj, atë të një historie që vajza pati me një të ri. Nga burime të Policisë bëhet me dije se ngjarja e rëndë është raportuar në Policinë e Kamzës nga prindërit e një vajze minorene, së cilës kushërira e saj i prezantoi një djalë.

SI NISI HISTORIA

Në takimin e parë, siç tregon nxënësja e shkollës nëntëvjeça­re, ajo doli për kafe me kushërirën dhe një shoqe. I riu iu prezantua asaj si një 16-vjeçar që ndiqte shkollën. Fëmija u takua me 16vjeçarin me inicialet O. O. disa ditë me radhë, pasi ai shfaqej me një automjet tip “Audi”. Në një nga këto ditë, ajo doli vetëm për vetëm me O. “Ai kreu marrëdhëni­e me mua dhe në fillim kundërshto­va, pasi ishte pak më i madh se unë në moshë. Ndërsa herët e tjera kryem marrëdhëni­e edhe me dëshirën time”, deklaron e mitura në Polici.

Burimet policore bëjnë me dije se fëmija i ndërpreu kontaktet me 16-vjeçarin befasisht. Kanë qenë shoqet e saj që e kanë vënë në dijeni se O. ishte larguar jashtë Shqipërisë. Por pas kësaj ndarjeje, vajza i thotë Policisë së Kamzës se nisën problemet reale.

“Më dolën para dy shoqet dhe më thanë se dispononin një video timen intime, ku thoshin se shfaqesha duke kryer marrëdhëni­e me O. Megjithëse isha e bindur se nuk e kishte filmuar aktin, u tremba se shtuan që do ta bënin virale në internet këtë çështje. Dy shoqet e mia, të cilat gjithashtu kanë të dashur dhe familja e tyre nuk e di, më kërkuan para që mos

“Ne nuk kemi kushte të mira, prindërit mezi na ushqejnë. Jam munduar që më pas të vjedh te dyqani i ushqimeve në lagje, në një rast më pa shitësja dhe nuk munda dot t’i bëj paratë. Ato më frikësonin dhe kërkonin paratë dhe në rastin tjetër kur erdhi D. më tha se i duheshin shpejt 50 mijë lekë të vjetra, ndryshe do ta nxirrte sekretin.

ta shpërndani­n çështjen. Nisën me 50 deri në 60 mijë lekë secila”, dëshmon e mitura në Polici. Sipas këtij kallëzimi, rezulton se dy të miturat gjobëvënës­ve, kanë përfituar shuma të herëpasher­shme nga nxënësja që si fillim grabiti prindërit.

“Ne nuk kemi kushte të mira, prindërit mezi na ushqejnë. Jam munduar që më pas të vjedh te dyqani i ushqimeve në lagje, në një rast më pa shitësja dhe nuk munda dot t’i bëj paratë. Ato më frikësonin dhe kërkonin paratë dhe në rastin tjetër kur erdhi D. më tha se i duheshin shpejt 50 mijë lekë të vjetra, ndryshe do ta nxirrte sekretin. Duke u ndjerë e terrorizua­r, shkova në njërën nga klasat, pashë çantën e mësueses dhe mora kuletën”, tregon e mitura.

EPISODI TJETËR

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, sekreti i fëmijës ka dalë. Një tjetër nxënëse e një tjetër shkolle i është afruar fëmijës në orën e fizkulturë­s. Siç thotë Policia ajo i tha: “Videon e kam unë, t’i shfaqesh duke bërë seks dhe do t’ua tregoj të gjithëve. Dua 70 mijë lekë e urdhëroi edhe E. SH”. Serish fëmija ka hedhur sytë nga çantat e mësuesve, njëra prej të cilave e kapi në flagrancë.

“Sapo më pa, fillova të qaj dhe mësuesja më pyeti a kisha ndonjë hall dhe se do më ndihmonte dhe do të mi jepte paratë. I tregova të vërtetën dhe ajo telefonoi prindërit. Më tha se do të më ndihmonte”, denoncon vajza. Kur Policia nisi marrjen në pyetje të nxënësve, këqyri gjithashtu edhe rrjetet sociale si “Snapchat”, përmes të cilit ajo caktonte takimet me 16vjeçarin. Sipas saj, sekreti i doli nga shoqja e ngushtë. “Ajo ishte në kafen e parë midis meje dhe kushërirës dhe aty e mori vesh. I tregoja çdo gjë dhe ajo ishte e para që më kërkoi para”, akuzon fëmija. Shoqet e së miturës kanë mohuar kategoriki­sht të kenë vendosur gjobë. “Nuk kam asnjë dijeni që shoqja ime ka lidhje me ndonjë djalë. Nuk kam të dashur. Bisedat për djemtë që ajo bën e ka fjalën për shokët e mi të klasës. Në asnjë rast nuk e kam shantazhua­r dhe nuk disponoj video të tillë në telefonin tim”, justifikoh­et shoqja e ngushtë që është nën moshë dhe që për këtë arsye ajo dhe të tjerat shpëtuan nga arrestimi. Policia thotë sakaq se ka nisur hetim në mungesë për 16-vjeçarin për mar- rëdhënie seksuale me të mit- ura. Ai përshkruhe­t se është nga zona e Laçit dhe se është zhvendosur jashtë Shqipërisë, së bashku me familjen./gazeta “Si”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania