Panorama (Albania)

Banda e të rinjve u grabiti mbi 2 milionë euro mjekëve e biznesmenë­ve

-

Pasi fitonin akses elektronik, ata rrisnin kufijtë e tërheqjes së parave nga llogaritë e të mashtruarv­e dhe duke ndryshuar fjalëkalim­et, i “bllokonin” ata në mënyrë që të mos bënin asnjë veprim për të ruajtur paratë e tyre. Siç shkruan “Protothema”

Policia greke ka goditur një bandë kriminale që zhvaste biznesmenë të njohur përmes mashtrimev­e online. Pas shumë muajsh hetime, Policia ka shkatërrua­r një organizatë kriminale, e cila që nga vjeshta e vitit 2021 ka qenë aktive në mashtrimet në internet.

Operacioni kulmoi më 23 qershor në Korint dhe Tebë, ku u arrestuan 5 anëtarë të bandës, të moshave 22 deri në 32 vjeç, për krijim të organizata­ve kriminale, mashtrime kompjuteri­ke, akses i paligjshëm në të dhënat personale, falsifikim dhe pastrim parash.

Nga hetimet e deritanish­me, rezultoi se anëtarët e bandës kishin realizuar gjithsej në 85 raste mashtrime të biznesmenë­ve grekë, duke përfituar nga veprimtari­a e tyre kriminale pasuri në vlerë që i kalon 2.050.000 euro!

Sipas mediave greke, ata “piketonin” zakonisht mjekët, qendrat mjekësore dhe kompanitë e mëdha hoteliere. Anëtarët e bandës dinin shumë mirë programet e “web-banking” dhe dinin të gjitha detajet e “e-banking”. Pasi fitonin akses elektronik, ata rrisnin kufijtë e tërheqjes së parave nga llogaritë e të mashtruarv­e dhe duke ndryshuar fjalëkalim­et, i “bllokonin” ata në mënyrë që të mos bënin asnjë veprim për të ruajtur paratë e tyre. Siç shkruan “Protothema”, pjesa më e madhe e parave që fituan nga aktiviteti i paligjshëm u shpenzuan për ndërtimin e dy shtëpive luksoze në Korinth.

Me pjesën tjetër të parave, ata bënë një jetë luksoze, reklamonin jetën e tyre të natës dhe blinin makina të shtrenjta. Shembull tipik është mashtrimi i një biznesmeni nga Mykonosi, që pasi i kanë marrë kodet personale të “e-banking”, i kanë përlarë rreth 400 mijë euro nga llogaria e hotelit.

Dhe lista e “viktimave” të bandës nuk mbaron këtu. Ata kanë mashtruar një hotelier dhe i kanë zhvatur 100 mijë euro.

Në Lefkada kanë tërhequr 85 mijë euro nga llogaria bankare e një hoteli. Në Janinë kanë mashtruar një mjek dhe i kanë zhvatur në mënyrë elektronik­e 78 mijë euro nga llogaria e tij. gsh

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania