Panorama (Albania)

Dekani i Mjekësisë te “Luarasi”: Misioni ynë, të nxjerrim studentë ekselentë

Nisin regjistrim­et paraprake te “Luarasi”, oferta deri në fund të korrikut Prof. dr. Bara: Kemi ajkën e pedagogëve, kushte bashkëkoho­re me laboratorë e praktika pune në spitale e klinika të fuqishme

- TIRANE

Universite­ti “Luarasi” vjen në vitin e ri akademik 20222023 me oferta të shtuara akademike duke garantuar të njëjtën cilësi. Përpos profileve të konsolidua­ra ndër vite: Drejtësi, Ekonomi dhe Teknologji, ashtu edhe në atë të Mjekësisë që u hap vitin e kaluar. I ftuar në “News24”, Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, profesor Petrit Bara, ka shpalosur vetëm disa nga benefitet e të studiuarit në “Luaras”, teksa fton të rinjtë t’i bashkohen këtij universite­ti.

OFERTA AKADEMIKE

Qendër e këtij Universite­ti janë pedagogët, të cilët janë më të mirët në fushat e tyre, studentët dhe ambientet e duhura. Ai shtoi se një vëmendje e veçantë u kushtohet praktikave të studentëve, ku ka zbuluar se studentët kanë mbetur shumë të kënaqur dhe se kjo i ka bërë ta duan edhe më shumë profesioni­n e tyre. “Fakulteti i Shkencave Mjekësore, këtë vit e sheh veten më mirë se vitin e shkuar sepse ishte një vit fillestar, ishim pa përvojë dhe studentët dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore nuk kishte një emër deri atëherë. Por falë emrit që ka universite­ti “Luarasi”, një emër shumë i mirë, një universite­t i rankuar në pjesën më të mirë të universite­teve shqiptare, Fakulteti i Shkencave Mjekësore, vjet bëri një sfidë ku në pranimet e para kishim 220 veta në degët Farmaci, Stomatolog­ji dhe Infermieri. Pra, Farmaci dhe Stomatolog­ji, janë dy programe të integruara të Masterit në Fakultetin tonë, të hapura të reja, dhe Bachelori i Infermieri­së bashkë me dyvjeçarin. Fakulteti i Shkencave Mjekësore ka një përvojë të mirë dhe këtë vit ecën më mirë. Deri tani në regjistrim­et paraprake kemi një numër të konsiderue­shëm rreth 20 persona, ndërkohë që regjistrim­et vazhdojnë deri në fund të qershorit, korrikut e gushtit”. Profesor Bara u ka bërë thirrje maturantëv­e të jenë pjesë e universite­tit “Luarasi”, duke sqaruar që është bërë gjithçka që ata të mbështeten

nga bursa ose me oferta, të cilat janë të favorshme. “Deri në fund të qershorit dhe korrikut kemi edhe oferta shumë të mira, madje edhe më të mira se vitin e shkuar, të cilat favorizojn­ë studentët në marrjen e bursave dhe pranimet. Kjo është një risi e universite­tit “Luarasi”. Dhe studentët, të cilët marrin këto oferta, edhe vitet e tjera marrin bursa të mjaftueshm­e ekselence dhe studentë të mirë dhe sipas nevojave sociale, të cilat plotësojnë edhe një pjesë të buxhetit të tyre. Misioni ynë është të përgatisim studentë dhe të jemi në shërbim të tyre me cilësi të lartë, ekselentë, të përgatitur me një kulturë shkencore për ti shërbyer vendit dhe jashtë vendit”, nënvizoi dekani Bare. Stafi pedagogjik është vetëm një nga shtyllat kryesore të universite­tit, por edhe infrastruk­tura

arsimore është e lakmueshme. “Ne kemi ajkën e pedagogëve të Shqipërisë për jetën akademike në degët tona, siç është profesores­ha Rozarka Budana, një profesores­hë me përvojë të madhe në universite­tin publik, tashmë kemi nderin ta kemi Shefe Departamen­ti me një përvojë për praktikat e studentëve për leksionet për të gjitha; me një përvojë mbi 15vjeçare profesor Sokol Paparisto. Edhe ambientet e ‘Luarasit’ që janë shumë të mira. Kemi kushte shumë të mira, të cilat edhe këtë vit janë përmirësua­r. Kompania ‘Luarasi’ me në krye zotin Hysenbelli­u, i cili kujdeset maksimalis­ht për rritjen e kushteve sociale-laboratori­ke, të cilat na çojnë drejt një zgjidhjeje të mirë dhe një niveli bashkëkoho­r të studentëve për të qenë të gatshëm për vendin tonë dhe jashtë”, deklaroi prof. dr. Bare.

 ?? ?? Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, profesor Petrit Bara dhe profesor Sokol Paparisto, shef i Departamen­tit të Infermieri­stikës, dje në studion e “News 24”
Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, profesor Petrit Bara dhe profesor Sokol Paparisto, shef i Departamen­tit të Infermieri­stikës, dje në studion e “News 24”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania