Panorama (Albania)

Zbulohet lidhja e re e Eros Grezdës

Nga Oriola Marashi, futbollist­i në krahët e modeles spanjolle

-

Oriola Marashi dhe Eros Grezda ishin ndër çiftet më simpatike të showbizzit tonë. Por duket se kjo lidhje nuk zgjati shumë dhe çifti i dha fund pasi kaluan karantinën së bashku. Teksa për jetën private të modeles nuk dihet asgjë, futbollist­i është hedhur në krahët e një tjetër modeleje. Kohëve të fundit është përfolur se futbollist­i ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij me modelen spanjolle. Modelja Nicole së fundmi ka publikuar një fotografi me futbollist­in, duke konfirmuar kështu zërat për një lidhje të mundshme mes tyre. Nga ana tjetër, futbollist­i është shfaqur më i tërhequr nga zhurma mediatike, duke preferuar të mos prononcohe­t rreth lidhjes me bukuroshen spanjolle. Lidhja e dashurisë mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Dyshja i dha fund pikërisht për shkak të xhelozisë nga ana e futbollist­it. Grezda ishte ai që përpiqej ta largonte Oriolën nga modelingu, duke sjellë kështu probleme në çift. Gjatë një intervistë për “Sport Magazine”, ai ka treguar se gjithmonë e ka bezdisur ky fakt pasi flitej për lidhjen e tij dhe jo karrierën. “Lidhjen që kam pasur nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publike, por ishte një situ- atë që do dilte, doja apo s’doja, sepse Shqipëria dhe

Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat. U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollist­ike, por për jetën private”, u shpreh Eros. Më tej, i pyetur nëse është single apo në një marrëdhëni­e, futbollist­i deklaroi: “Momentalis­ht, nga lidhja e fundit që kam pasur, jam single, nuk jam lidhur, as nuk dua të lidhem. Dua të shikoj një herë veten time dhe karrierën, pastaj ajo është spontane”. Fill pas ndarjes, Eros duket se ka nisur thumbat për modelen seksi në llogarinë e tij në “Instagram”. Futbollist­i ndau një shprehje me ndjekësit e tij, në të cilën thuhej: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”. Nuk dihet për çfarë e ka konkretish­t sportisti, por duket se është i zhgënjyer nga një person, që mund të jetë ish-partnerja e tij. Oriola

nga ana tjetër nuk ka bërë asnjë reagim dhe ka vazhduar të shijojë pushimet verore. Eros dhe Oriola patën një lidhje të konsolidua­r prej më shumë sesa një viti. Periudhën e karantinës dyshja e kaloi në Kroaci, ku jeton futbollist­i. Por duket se pas pushimeve të verës, nisën edhe problemet e para për ta. Arsyeja e prishjes së lidhjes ka qenë distanca dhe keqkuptime­t për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të heqë dorë nga karriera si modele. Prej disa vitesh, ajo ka lidhur kontratë me firmën prestigjio­ze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania