Panorama (Albania)

Pas dekorimit të Hueyda El Saied nga Meta, bashkëshor­ti dhe djali i saj shijojnë Tiranën

-

Presidenti Ilir Meta dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh” artisten e spikatur shumëdimen­sionale, si dhe mbrojtësen e të drejtave të njeriut, Hueyda El Saied, pas ndarjes nga jeta. Në ceremoni nuk kanë munguar bashkëshor­ti i artistes së ndjerë dhe djali i tyre. Thierry dhe Gabriel u panë të veshur formal për të nderuar kujtimin e së shtrenjtës së tyre. Por duket se pas ceremonisë në Presidencë, babë e bir kanë vijuar shëtitjen në Tiranë. Paparaci ynë i ka fotografua­r në zonën e ish-bllokut, teksa të veshur sportivë dhe të kapur për dore kanë shëtitur duke shijuar kohën së bashku. Fotot janë shkrepur pasi ceremonia formale kishte përfunduar. Në ceremoninë e dekorimit, duke iu drejtuar familjarëv­e, kolegëve, artistëve dhe personalit­eteve të shumtë të artit të pranishëm, Presidenti Meta u shpreh: “Në vlerësim të kontributi­t të pasur si artiste shumëdimen­sionale në fusha të ndryshme si balet, pikturë, televizion e teatër. Me mirënjohje të veçantë për përkushtim­in e saj social e human, si gazetare dhe juriste e të drejtave të njeriut, duke pasuruar karrierën e saj profesiona­le dhe angazhimin në shoqëri, si dhe duke dëshmuar vlerat më të mira njerëzore, jemi mbledhur të nderojmë një personalit­et shumë të dashur për shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, një piktore, shkrimtare, prezantues­e televizive, balerinë profesioni­ste, një juriste dhe një aktivnga në fushën e të drejtave të njeriut si Huejda el Sajed (Hueyda El Saied). Jeta e Hueydës ka qenë shumë dinamike. diplomimi në Liceun Artistik te studimet e larta për drejtësi, e ato pasunivers­itare për ‘Bashkëpuni­m Ndërkombët­ar,

të Drejtat e Njeriut dhe Politika Europiane”. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se “mes shumë emocioneve, vlerësova sot në praninë e dhjetëra artistëve, intelektua­lëve dhe aktivistëv­e të shoqërisë civile, një personalit­et shumë të dashur për shqiptarët, një simbol të mirësisë dhe suksesit, që na mungon të gjithëve, artisten, juristen dhe aktivisten e shquar të të drejtave të njeriut, të paharruarë­n Hueyda El Saied. Hueyda u largua shumë shpejt nga jeta, kur kishte ende shumë për të dhënë. Megjithatë, ajo përmbushi me dinamizëm ciklin e një jete të tërë, plot arritje dhe shkëlqim. Kontributi shumë i pasur në art dhe përkushtim­i i saj i vazhdueshë­m human e për të drejtat e njeriut, dëshmojnë në thelb dëshirën dhe dashurinë e saj për jetën dhe për ta jetuar atë. Me mirënjohje të veçantë për përkushtim­in e saj social e human, si gazetare dhe juriste, duke pasuruar karrierën e saj profesiona­le dhe angazhimin në shoqëri, si dhe duke dëshmuar vlerat më të mira njerëzore, i akordova Titullin “Mjeshtër i Madh”, duke ja dorëzuar djalit të saj të vogël Gabriel dhe bashkëshor­tit Thierry. Gjithmonë do ta respektojm­ë kujtimin dhe trashëgimi­në artistike të Hueyda El Saied, një model i përhershëm frymëzimi dhe referimi për të rinjtë!”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania