Panorama (Albania)

Pak pushim te bordura për Blerina Gjylametin

-

Jemi në fund të sezonit parlamenta­r, verë, temperatur­at e larta. Është kjo ndjesia që marrim nga kjo foto e deputetes së Partisë Socialiste. Blerina Gjylameti ka pasur një vit të ngarkuar politikish­t, saqë tani ia lejon vetes pak pushim në bordurën e shkallëve të Parlamenti­t. Jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë elegante, të kombinuar dhe plot sharm teksa bën ‘paradën’ në oborrin e Parlamenti­t. Ndaj këtë herë u çuditëm kur e pamë deputeten e qarkut të Korçës, të ulur në bordurë, krejt të relaksuar. Megjithatë, duhet thënë se në çdo pozë ajo duket sharmante.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania