Panorama (Albania)

Toni Gogu ‘rikthen në modë’ çibukun

-

Rrallë ndodh të shohim deputetë me cigare në dorë. E thuajse asnjëherë nuk na ka ndodhur që ndonjërin prej tyre ta shohim me çibuk në dorë, të paktën deri më sot. I pari që duket se po rikthen një metodë të vjetër në modë është pikërisht deputeti i Tiranës, Toni Gogu. Deputeti i Partisë Socialiste është fotografua­r në një nga baret pranë Parlamenti­t, teksa ka qenë duke tymos duhan në çibuk. Nuk dihet nëse kjo metodë është zgjedhur prej tij si një trend apo domosdoshm­ëri në zakonin e tij si duhanpirës, por duhet thënë se kishin shumë kohë pa parë burra të tymosnin në këtë mënyrë kaq ‘old-school’.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania