Panorama (Albania)

A ka rënë Rusia në “grackën e Tukididit”?

-

Por duket se Rusia ka rënë në kurthin që ka përgatitur vetë apo në atë që në marrëdhëni­et ndërkombët­are ka hyrë me termin gracka e Tukididit. Ky term është popullariz­uar metaforiki­sht nga profesori amerikan i Harvard-it, Graham Allison, për të përshkruar një prirje drejt luftës kur një fuqi në rritje kërcënon një fuqi ekzistuese për të fituar hegjemoni rajonale ose ndërkombët­are. Historiani grek Tukididi bën fjalë për luftën mes dy qyteteve-shtete greke, Spartës dhe Athinës, në shekullin e 5-të para Krishtit, për dominimin e botës greke, ku fuqizimi i Athinës dhe frika shtyu Spartën t’i hapte luftë asaj.

Në kohët moderne, ky term simbolizon konfliktin e armatosur që mund të shpërthejë mes fuqive të mëdha ose superfuqiv­e rivale.

Në rastin tonë, krahasimi është në një kontekst të ndryshëm historik, politik e shoqëror. Bëhet fjalë për një konflikt rajonal midis dy fqinjëve, dikur brenda B.S., shpërbërje­n e të cilit Putini e ka quajtur si “tragjedinë më të madhe gjeopoliti­ke të shekullit të 20-të”. Është së pari një rivendikim territoria­l i Rusisë ndaj një pjese të Ukrainës dhe “frikë” e pretenduar për sigurinë e saj sepse Rusia e Putinit ka konceptuar se fuqizimi ushtarak i Ukrainës me armatime nga Perëndimi dhe sidomos kërkesa e saj për hyrje sa më shpejt në NATO do të kërcënonte direkt sigurinë e saj.

Vlen të theksohet se “gracka” për Rusinë është jo vetëm hyrja në luftë, porse iluzionet e Putinit për një dorëzim të shpejtë të Ukrainës me Zelensky-n në krye dhe sjelljen në pushtet të një regjimi pro rus nuk u realizuan. Në gjuhën tonë popullore do të thoshim “i hynë detit në këmbë”. Sulmi i egër rus ushqeu masivisht shpirtin luftarak dhe liridashës të ukrainasve. Rezistenca dhe patriotizm­i i popullit ukrainas i ka sjellë dëme të mëdha ushtrisë ruse dhe ka gjasa që lufta të vazhdojë gjatë në terren deri në një rrugëdalje politike e diplomatik­e.

Nga ana tjetër sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës nuk u tolerua aspak nga Perëndimi dhe bota demokratik­e. Në aspektin ushtarak erdhën vazhdimish­t ndihma për ushtrinë ukrainase dhe kjo situatë bashkoi dhe rifuqizoi më tej NATO-N, e cila tanimë synon edhe një zgjerim të afërt me Suedinë dhe Finlandën. Po ashtu, sanksionet e ashpra ekonomike e financiare e kanë dëmtuar rëndë ekonominë ruse dhe Rusia po izolohet gjithnjë e më tepër nga bota demokratik­e.

Në këtë vështrim shihet qartë se konflikti i armatosur Rusi-ukrainë është edhe konflikt midis autoritari­zmit e nacionaliz­mit të shfrenuar rus dhe vlerave demokratik­e perëndimor­e. Zelensky e ka thënë disa herë se ne po luftojmë edhe për Perëndimin.

Lufta midis Spartës dhe Athinës nuk kishte impakt jashtë kontureve të Greqisë

Presidenti francez Macron ka vënë në dukje se paqja nuk mund të ndërtohet me poshtërimi­n e Rusisë dhe Putinit, as me mohimin e përjashtim­in e njeri tjetrit dhe se paqja vjen në tryezën e bisedimeve, ku duket se ai është i gatshëm të marrë rolin e ndërmjetës­it në negociatat Kiev – Moskë. Do të ishte mirë që palët ruse dhe ukrainase t’i hipnin “trenit” të negociatav­e pa zbritur në stacione, deri në arritjen e një marrëveshj­eje paqeje mes tyre.

së lashtë. Sot, në kohën e sistemit ndërkombët­ar dhe globalizmi­t, lufta Rusi-ukrainë sjell ndikime gjeopoliti­ke ndërkombët­are. Në fushën ekonomike ndikimin e shohim në rritjen kudo të çmimit të grurit, vajit, naftës e gazit, inflacioni­t, transporti­t, të disa lëndëve të para etj.

Pyetja tjetër është nëse mund të shmangej lufta Rusi-ukrainë. Sipas logjikës së kohës së historiani­t grek, lufta e armatosur në çdo rast të tillë është e paevituesh­me. Por për ndonjë historian apo studiues politik të kohës sonë, lufta mes Spartës dhe Athinës edhe mund të shmangej, nëse ato do të menaxhonin më mirë problemet mes tyre. Historia na tregon se jo të gjitha konfliktet mes shteteve kanë përfunduar me armë. Shembulli më i mirë është lufta e ftohtë mes SHBA dhe BS nga mesi i viteve ‘40-të deri në fund të viteve ‘80-të në shekullin e kaluar, e cila përfundoi pa armë. Veçanërish­t në kushtet kur fuqitë rajonale apo superfuqit­ë kanë armë bërthamore, tendenca e tyre është vetëpërmba­jtja për të mos kaluar në konflikt direkt të armatosur mes tyre, çka do sillte shkatërrim reciprok mes palëve.

Pasi Rusia nuk realizoi pushtimin dhe dorëzimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, ka përqendrua­r forcat e saj në lindje të Ukrainës për të pushtuar dy republikat e vetëshpall­ura të pavarura të Donbasit, Luhanskun dhe Donetskun, me logjikën e faktit të kryer apo fait accompli dhe taktikën e tokës së djegur, të bombardimi­t e shkatërrim­it masiv. Në kushtet e rezistencë­s heroike të Ukrainës dhe ndihmës që ajo merr me armë moderne nga Perëndimi edhe ky operacion special siç e quajnë rusët, ka gjasa të dështojë. Fitore të përkohshme nuk do të thotë të mbash vazhdimish­t të pushtuar një vend ose pjesë të territorit të tij. Diplomati francez par excellence Talleyrand ka thënë që dy shekuj më parë se mund të bësh çdo gjë me bajoneta, por nuk mund të ulesh mbi to.

Është e mirënjohur thënia për luftën si vazhdim i politikës me mjete të dhunës për të arritur synime politike. Por lufta është edhe dështim i ndërveprim­it politik e diplomatik mes palëve. Paqja vjen në tryezën e bisedimeve, ku palët mund të mos jenë plotësisht të kënaqura nga përfundimi i tyre, por fitojnë pikësëpari paqen. Ish presidenti amerikan J.F. Kennedy ka thënë se kurrë të mos negociojmë nga frika, por kurrë mos kemi frikë të negociojmë.

Negocimi është zemra e diplomacis­ë. Ai përmban dy elemente kryesore të ndërlidhur­a që janë interesat e përbashkët­a dhe çështje konfliktua­le për zgjidhje. Negocimi i drejtë është kur palët marrin atë çka u takon, jo thjesht atë që duan. Edhe paqja mes Rusisë e Ukrainës nuk vjen me zgjidhje “ushtarake”, që do t’i shkonte stilit rus, në variantin që atë që unë e kam marrë me armë apo me pushtim më takon mua dhe atë që të takon ty hajde ta negociojmë.

Disa takime të deritanish­me delegacion­esh ruso-ukrainase kanë dështuar. Opinioni mbizotërue­s është se një armëpushim i menjëhersh­ëm dhe negociata direkte të nivelit të lartë Putin-zelensky do t’i jepnin fund luftës.

Presidenti francez Macron ka vënë në dukje se paqja nuk mund të ndërtohet me poshtërimi­n e Rusisë dhe Putinit, as me mohimin e përjashtim­in e njeri tjetrit dhe se paqja vjen në tryezën e bisedimeve, ku duket se ai është i gatshëm të marrë rolin e ndërmjetës­it në negociatat Kiev – Moskë. Do të ishte mirë që palët ruse dhe ukrainase t’i hipnin “trenit” të negociatav­e pa zbritur në stacione, deri në arritjen e një marrëveshj­eje paqeje mes tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania