Panorama (Albania)

“Kam gati zgjidhjen”, Bozo thirrje Pd-së: Të ndryshojmë ligjin për pensionist­ët

“Qeveria duhet të bëjë më shumë. Të rritet vlera e pensioneve” Investimet strategjik­e në SPAK, deputetja e PS: Çështja të vazhdojë rrugën sipas ligjit dhe rregullore­s së Kuvendit.

- INTERVIS T A

het, stimulon njerëzit që të derdhin sigurime shoqërore për një pension më të lartë.

Qeveria, a duhej që t’i ndihmojë pensionist­ët me paketa mbështetës­e për shkak të çmimeve të larta, të cilat vazhdojnë në një kohë që ka mbledhur 300 milionë euro më shumë në 5 muajt e fundit?

Kam depozituar një projektlig­j për urdhrin e inxhinieri­t dhe aktualisht do të filloj diskutimet, pasi ka marrë miratimin. Kjo ishte detyra ime e parë. Tani do të merrem me pensionist­ët për ndjekjen e problemeve të tyre. Kam bërë një plan paraprak për ta diskutuar dhe duhet patjetër me të gjithë, bashkë me opozitën, pasi pensionet ashtu si urdhri i inxhinieri­t edhe pensionist­ët nuk kanë ngjyrë. Nuk zgjidhet me sustë, por do mundohem që diçka të ndryshojë, pasi është gati 1/3-ta e popullsisë që nuk mund ta neglizhojm­ë. Këtë plan parapak do e diskutoj me pensionist­et e më pas me institucio­net kompetente, pasi ligji i ri ka tre të mira është rritur pensioni minimal, e dyta nuk ka tavan. E treta sa derdh para aq më shumë del pensioni.

Qeveria, a duhet t’u japë pensionist­ëve sërish bonusin për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës? A duhet të rriten pensionet e tyre?

I kam vënë detyrë vetes që pas çështjes së urdhrit të inxhinieri­t, do të merrem për ndryshimin e masës së pensionit të pensionist­ëve dhe nisjen e konsultime­ve për zgjidhjen. Qeveria, a duhet bërë më shumë për pensionist­ët? Qeveria ka bërë, aq sa ka mundësi, e para njëherë që ka shumë rëndësi ka bërë shumë përpjekje që njerëzit që kanë punuar jashtë, që vitet e punës t’iu njohën atje si vite pensioni, mos t’iu shkojnë dëm vitet e punës. Në 2015-n u bë reforma e pensionit, ishte 24 mijë lekë të reja, s’ka rëndësi sa kishe derdhur ti, tani është kush derdh më shumë sigurime do ketë pension më të lartë kush punon më shumë do ketë pension më të lartë. Mund të bëjnë akoma më shumë të rishikojnë ligjet që sesi mund të bëhet që të rritet pak vlera e pensioneve. Tani që janë rritur çmimet pensionist­ët duhet mbështetur.

Cilat janë problemet e tyre?

Pjesa më e madhe, marrin një pension qesharak dhe ky shqetësim mund të zgjidhet vetëm përmes ndërhyrjes në ligj. Duhet të rishikohet legjislaci­oni për pensionist­ët përpara ndërmarrje­s së reformës së pensioneve. Nga një grup ekspertësh të përcaktohe­t sa është minimumi jetik dhe për pasojë pensioni minimal të mos jetë më i vogël se kaq. Në numrin total të pensionist­ëve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore të na raportojë se sa pensionist­ë e kanë pensionin më të vogël se 20 mijë lekë. Nëse kjo shifër është e madhe do të thotë se situata e pensioneve është serioz. Mendoj se shërbimi shëndetëso­r falas, pavarësish­t se mendoj se në sistem është futur, për pensionist­ët duhet kontrollua­r nëse është i tillë për analiza dhe konsulta pasi nuk është kështu në praktikë. Pensionist­ët duhet të marrin të gjithë ilaçet e rimbursues­hme ose të shtohet kjo listë. Kemi shumë pensionist­ë që ishin profesioni­stë dhe kanë kapacitete intelektua­le dhe këto duhet të shfrytëzoh­en me zgjuarsi. Të shpërblehe­n. Kjo gjë mund të rregullohe­t me ligj. Së fundmi duhet shtuar numri i qendrave sociale, jo azile ku mund të punojnë të rinjtë. Në këto qendra mund të ketë shumë aktivitete në fushën e artit, kulinarisë, qëndisjes etj. Të kalojnë kohën me njëri-tjetrin.

Cili është mendimi juaj për investimet strategjik­e? A duhet bërë më shumë transparen­cë në rastin konkret?

Investimet strategjik­e nuk janë kuptuar siç duhet dhe nuk janë shpjeguar ndoshta siç duhet se çfarë është investimi strategjik, se kush mund të quhet investim strategjik dhe si realizohet një investim strategjik. Ky investim duhet zbërthyer më mirë, ndoshta përmes medias duhet sqaruar më mirë kuptimi dhe funksioni i investimit strategjik, i cili mund të bëhet nga shteti ose nga privati.

Pd-ja ka depozituar në SPAK një kallëzim penal kundër Kryeminist­rit Edi Rama për shpërdorim detyre, vepër penale e cila dënohet deri në 7 vjet burgim. Sipas Pd-së, kreu i qeverisë ka abuzuar me ligjin për investimet strategjik­e, duke mbështetur një projekt të bashkëshor­tit jam unë për ta gjykuar.

të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. A ka vend për dorëheqje siç kërkon opozita dhe sipas jush a mund të jepet pasuria shtetërore në këtë mënyrë?

U ngrit një problem që u diskutua në një seancë plenare ndaj duhet për mendimin tim, çështja të vazhdojë rrugën sipas ligjit dhe rregullore­s së kuvendit. Deri në këtë moment, nuk është vërtetuar në asnjë rast që për këtë investim strategjik janë marrë nga privati, prona nga shteti ose fonde nga shteti. Të vazhdojë procedura sipas ligjit. Nuk

A jeni penduar që u angazhuat me politikën?

Po të isha penduar do të kisha dhënë dorëheqjen. Përderisa njerëzit më votuan, unë do të bëj maksimumin e mundshëm për ta në kuvend për ti ndihmuar në zgjidhjen e probleme që ata kanë. Jo nuk jam penduar, jam munduar që në atë fushë ku jam, ndërtimi, të jap maksimumin tim dhe të justifikoj vetëbesimi­n e madh që kishin 1/3 e popullsisë së madhe, pensionet që presin t’ia zgjidh Kuvendi t’iu përmirësoh­et gjendja e tyre ekonomike. Bëj vazhdimish­t takime me njerëzit, jo në zyrë, në rrugë kur bëj xhirot, më dërgojnë letra, mundohem t’ua zgjidh problemet, nuk është puna të zgjidh problemet e vogla. Duhet të marrësh hallet, t’i orientosh. Kemi bërë në fushën e ndërtimit një punë shumë të madhe. Urdhri i inxhinieri­t rregullon tregun e punës dalin vetëm prof., çdo vit të azhurnojë një pjesëtarë e urdhri me të rejat e shkencës së teknologji­së dhe i mbron inxhinierë­t nga çdo ndërhyrje që bëhet në profesioni­n e tyre.

Najada Çomo, a bëri gjënë e duhur duke u dorëhequr që në fillim të mandatit…? A ishte zgjedhja e saj thjesht një truk elektoral?

Është vendim personal. E vendosi ajo dhe nuk kam dijeni dhe nuk e besoj që është çështje kulisash. Arsyet i di vetëm ajo.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Faksimile e planit të Luljeta Bozos për pensionist­ët
Faksimile e planit të Luljeta Bozos për pensionist­ët
 ?? DEPUTETJA E PS, LULJETA BOZO ??
DEPUTETJA E PS, LULJETA BOZO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania